Futboll Sport

VEPRIMI I ARBITRIT BËHET VIRALE/ Ja çfarë ndodhi në ndeshjen e kampionatit italian…

Një episod i veçantë i ndodhur në ndeshjen mes Askolit dhe Rexhianës në Serinë B, në minutën e 94’.

Askoli fitoi ndeshjen 2-1, po r minutat e fundit ishin me të vërtetë spekakolare. Rexhiana shënoi golin e parë në minutën e 89’, teksa 5 minuta më vonë shënoi edhe golin e barazimit, por që iu anulua më pas. Arbitri anësor anuloi fillimisht golin për pozicion jashtë loje, por ajo që bëri gjyqtari kryesor i habiti të gjithë.

Meravilia, i cili ishte zgjedhur për të vënë drejtësi në ndeshje, pas episodit të diskutueshëm, bën me shenjë që do konsultohej me VAR. Deri këtu është gjithçka në rregull! Por e veçanta është se në Serinë B, italiane nuk ka sistem VAR dhe arbitri nuk kishte me çfarë të konsultohej.

Pas kësaj ai vendosi ta anulojë golin, ashtu siç kishte sinjalizuar një nga anësorët. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, në internet gjyqtari nisi të bëjë gjiron me shenjën për të parë VAR-in.

Related posts

ZIDANE MERR VENDIMIN/ Mesfushori i Real Madrid përfundon në Angli, ja emri

Delo.autor

GODITJA PËR JUVENTUSIN/ “Zonjës së Vjetër” i dëmtohet edhe lideri i skuadrës

F.autor

DIEGO GODIN NUK KA DYSHIME/ Krahason Interin me Atleticon e Madrid kur fitoi La Ligën

Delo.autor

Leave a Comment