Futboll Seria A Sport

I INFEKTUAR ME COVID-19/ CR7 i befason të gjithë me ndryshimin drastik (FOTO+VIDEO)

“Suksesi në jetë nuk matet me atë që arrini, por me pengesat që kapërceni”. Ky është mesazhi shoqërues i një videoje, në të cilën shfaqet Cristiano Ronaldo duke u ushtruar mbi një biçikletë force. Aty konstatohet edhe diçka tjetër, se ylli portugez ka ndryshuar “look”. Konkretisht, i ka prerë flokët shumë shkurt, sit ë ketë qenë në burg fhe jo në karantinë!!!

Veç të tjerash, të gjithë fansat e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” kuptojnë se 35-vjeçari është mirë, stërvitet pa kufizime në kushtet e shtëpisë, nuhat… Pra, e ka fituar betejën me Covid-19, edhe pse kjo duhet konfirmuar zyrtarisht përmes tamponit që iu bë sot. CR7 mezi pret të kthehet dhe të kalojë kohën e izolimit, larg fushës së lojës. Për t’u bërë më “tërheqës”, ai ka ndryshuar pamjen. Kampioni i Juventusit vendosi të na tregojë një model tjetër të flokëve. Dhe u tregua i qeshur në stërvitjen e tij të zakonshme ditore në rezidencën që ka në Torino.

Teksa ushtrohej mbi biçikletë, portugezi ka një “puthje” për ndjekësit e panumërt: “Suksesi në jetë nuk matet me atë që arrini, por me pengesat që kapërceni”. Ndërkohë, ai është në pritje për të parë nëse mund të luajë në ndeshjen madhështore të Champions-it, Juventus-Barcelona, e planifikuar në “Allianz”, të mërkurën e ardhshme. Nuk do ta humbasë kurrsesi supersfidën kundër Messit. Dhe kush e di, mbase edhe ndeshjen e së dielës mbrëma, kundër Verona.

Related posts

I HABIT TË GJITHË/ Ja cila është gjuha e re që po mëson poligloti Ronaldo në karantinë

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT FRANCEZ NË “CAMP NOU”/ Ish-presidenti i Barcelonës këshillon: Grizmannin nuk e duan tifozët, pasi…

Delo.autor

FOTO/ Pas transferimit te United, Sanchez bëhet me shtëpi në vlerë 2 milionë pound

Q.Autor

Leave a Comment