Futboll Sport

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI/ Frikë për talentin e Sporting, shpëton për mrekulli pasi e qëllojnë në gjoks

Frikë për talentin e ri portugez Bruno Tavares, një nga lojtarët më premtues të Europës. 18-vjeçari i Sporting-ut, siç ka bërë të ditur The Sun, duket se ka qenë viktimë e një të shtëne me armë zjarri në gjoks dhe ka rrezikuar të vdesë.

Sipas shtypit vendas, atleti i ri duket se është qëlluar në gjoks nga një e shtënë aksidentale, ndoshta, pikërisht nga dikush që ka qenë me të.

Djaloshi është dërguar menjëherë në spitalin Garcia de Orta të Lisbonës dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike që, fatmirësisht, i ka shpëtuar jetën.

Tani lojtari ka dalë nga spitali dhe po e kalon fazën e rikuperimit në shtëpi. Policia po vazhdon hetimet për të kuptuar se çfarë ka ndodhur sepse, siç ka shpjeguar The Sun, ai që ka qëlluar është arratisur.

Edhe Sporting-u, sapo Tavarez të ketë marrë veten, mund të mendojë ta ndëshkojë lojtarin.

Related posts

Botërori i Rusisë, organizatorët në ankth, por stadiumi i fundit jep përgjigjen

Sadik.Autor

FINALJA E EUROPA LEAGUE/ Del Piero bëhet tifoz me Interin, shpreson tek ylli…

Delo.autor

FESTA SPECIALE PËR TITULLIN KAMPION/ Autobusi i Partizanit mbërrin në shesh, shikoni pritjen të tifozëve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment