Futboll La Liga Sport

“ROBERT KARLOS I RI”/ Interi i merr hak Realit. Hakimi një sulmues i shtuar te zikaltrit

Impakti i Ashraf Hakimit në Serinë A ka qenë absolutisht befasues. Në dy ndeshjet e para me Interin mbrojtësi i djathtë ka koleksionuar në fakt dy asiste dhe një gol. Një lloj sulmuesi i shtuar, të vjen të thuash, duke konsideruar edhe numrin e lartë të shanseve të krijuara. Dhe është kjo me shumë mundësi arsyeja se përse trajneri i përfaqësueses marokene Vahid Halilhodziç e ka grumbulluar për angazhimet e radhës kundër Senegalit dhe Replikës Demokratike të Kongos, duke e përfshirë në listën e… sulmuesve.

“HAKMARRJE”? – Në dy seanca merkatoje verore, Reali i Madridit ka arkëtuar më shumë se 90 milionë euro nga shitjet e tre mbrojtësve të krahut, mbi të gjitha për arsye bilanci. Një shifër monstruoze, të vjen të mendosh, megjithatë nëse lexohen emrat në fjalë, disa dyshime nisin të lindin. Vitin e kaluar “Galaktikët” u ndanë në fakt nga Teo Hernandez (kaloi te Milani) për 20 milionë, më pas Hakimi tek Interi për 40 milionë plus bonuse dhe në fund Serxho Reguilon te Totenhemi për 30.

Për Hakimin, përballja në Ligën e Kampioneve mes Interit dhe Realit do të jetë një udhëkryq i rëndësishëm për të kuptuar nëse vërtet marokeni nuk ishte në lartësinë e atyre që qëndruan në Spanjë, pasi ka shkëlqyer në dy daljet e para zyrtare me zikaltrit. Një kalim anësorësh që kujton një tjetër të 24 viteve më parë në drejtim të kundërt, por me një skenar të ngjashëm.

roberto karlos

Në 1995- ën nga Palmeiras transferohet në Milano për rreth 10 miliardë lireta 22-vjeçari Roberto Karlos, por trajneri Roi Hoxhson e konsideron të pavlefshëm taktikisht dhe e shet te Reali i Fabio Kapelos për 7 miliardë lireta. Braziliani do të fitojë një Botëror dhe tri Liga Kampionesh si titullar, vetëm për të përmendur titujt më të rëndësishëm. Është herët për të thënë nëse do të përsëritet historia, por 40 milionë për Hakimin janë pak për shifrat bashkëkohore dhe marokeni është idhull në Milano.

Related posts

ZYRTARIZOHET MIQËSORJA/ Barcelona dhe Juventus përplasin brirët në “Camp Nou”, ja axhenda…

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Di Maria rrezikon skualifikimin. Wenger shfryn ndaj Fernandinho-s dhe arbitrit Kuipers

Delo.autor

EKIPET MË TË KUSHTUESHME NË “COPPA AMERICA”/ Brazili kushton 289 milionë euro më shumë se Argjentina, pavarësisht “Pleshtit”

Delo.autor

Leave a Comment