Futboll Premier League Sport

KORONAVIRUSI/ Fat i keq për Manchester United, infektohet me COVID-19 mbrojtësi… (FOTO)

Futbollisti i Mançester Junajtid Aleks Tejes është infektuar me koronavirus. Lajmin e dha pas fitores me Lajpcigun 5-0, trajneri i “Djajve të kuq” Ole Gunar Solskjaer duke arsyetuar mungesën e lojtarit në skuadër.

Më pas, mbrojtësi brazilian falenderoi të gjithë njerëzit për mbështetjen e dhënë në rrjetet sociale.

“Djema, ju falenderoj për mesazhet inkurajuese që kam marrë që prej momentit kur klubi pranoi se jam diagnostikuar me COVID-19. Jam mirë dhe në izolim dhe do të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur me ndihmën e shokëve të mi. Faleminderit edhe njëherë!”, shkruan 27-vjeçari në rrjetet sociale.

Ai debutoi me Mançester Junajtid javën e kaluar në fitoren kundër PSG-së 1-2 në Ligën e Kampioneve, por nuk luajti në ndeshjet e radhës me Çelsin dhe Lajpcigun duke lënë të dyshohej se ishte i dëmtuar.

Related posts

“TË DUA”/ Ish-futbollisti argjentinas zyrtarizon lidhjen me vajzën e Maradonës (FOTO)

Delo.autor

BAYERN BËN GODITJEN E RADHËS/ Mbretërit e Europës arrijnë marrëveshjen me Ajax për mbrojtësin…

Delo.autor

NJË HAP LARG TRANSFERIMIT TEK REALI/ Ja sakrifica që Pogba duhet të bëjë për të shkuar

Delo.autor

Leave a Comment