Futboll Sport

ZHGËNJEN TIRANA E EGBO/ Young Boys eliminon lehtësisht “Bardheblutë” nga Europa League

Tirana ka zhgënjyer totalisht! Bardheblutë e Emanuel Egbo, janë mposhtur ne “Play-Off”-in e Ligës së Europës nga Jang Bojsi me rezultatin 3-0. Dominim i pastër i kampionëve të Zvicrës, të cilët nuk i kanë dhënë asnjë shans ekipit shqiptar, që ka qenë thuajse inekzistent në fushën e lojës.

Diferencat në fushën e lojës ishin të mëdha, teksa rastet e rrezikshme të bardhezinjve ishin me pikatoren. Golin e parë Jang Bojs e realizoi në minutën e 42-të, ndërkohë që Nsame, shënoi më pas dopietë në minutat 52 dhe 64. Vlen të theksohet fakti se Tirana mbeti me 10 lojtarë në minutën e 66, ku Torasa u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë!

Related posts

Bielsa “largon” Ekubanin nga Leeds United, në Vlorë ëndërrojnë për sulmuesin ganez

Isa.Autor

Perisic si Materazzi, statistika unike që bashkon dy zikaltërit

Isa.Autor

TËRMETI TRAGJIK/ Klubi “Shkëndija e Tetovës” do të japë të ardhurat nga shitja e biletave për të prekurit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment