Futboll Sport

ZYRTARE/ Tërhiqet nga futbolli shqiptari që luajti 28 ndeshje me kombëtaren e Greqisë

Në vitin 2010, mesfushori me origjinë shqiptare , Panajotis (Gjergji) Kone i lindur në Tiranë, zgjodhi të luajë me Greqinë, duke debutuar me ta pikërisht në vitin 2010.

Një vendim ky që nuk u prit aspak mirë nga tifozët shqiptar, që dëshironin ta shikonin në Kombëtaren kuqezi. Megjithatë Kone e bëri zgjedhjen e tij dhe me Greqinë zhvilloi 28 ndeshje, ku arriti të shënojë edhe dy gola.

Gjithashtu ai ka pasur edhe një karrierë të mirë, teksa ka luajtur për klubet e njohura të Serisë A, si Fiorentina, Udineze, Bolonja dhe Bresha. Sezonin e fundit, Kone ishte pjesë e Uestern Junajtid në Austri, teksa tashmë ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në moshën 33-vjeçare.

Diçka e pa pritur nga futbollisti, që ka vendosur t’i thotë “mjaft” futbollit të luajtur nga dita e djeshme.  Kone e nisi karrierën e tij me të rinjtë e Olimpiakosit, të kaluar më pas te AEK-u dhe Iraklis, para se të transferohej në Serinë A.

Related posts

CHAMPIONS CUP/ Spektakël në Juventus-Benfica, fituesin e caktuan penalltitë…

Isa.Autor

Juventusi ka një ide të çmendur për vendin e Cuadrados, kërkon yllin e Milanit

Q.Autor

PLAS NË ANGLI/ Tifozët e Liverpool “kryqëzojnë” trajnerin Klopp, për SHAQIRIN

Isa.Autor

Leave a Comment