Futboll Sport

“LASHË FUTBOLLIN PREJ ALLEGRIT”/ Pippo Inzaghi: Kisha gjetur akordin me Milanin, por trajneri nuk më donte më

Filippo Inzaghi ka shkruar në librin e tij se është tërhequr nga futbolli prej trajnerit Allegri në vitin 2012. “Gazzetta dello Sport” ka publikuar disa pasazhe të librit të ardhshëm të Inzaghit, që titullohet “Momenti i duhur”, ku ndërfutet Massimiliano Allegri, i cili nuk e konsideronte më atë pjesë integrale të grupit të Milanit.

Pra, trajneri aktual bardhezi e shtyu “gjahtarin e golave” drejt lamtumirës, para se e kishte menduar vetë. Inzaghi gjeti marrëveshje me Gallianin për të vazhduar edhe një sezon me fanellën e Milanit, por ndërhyrja e Allegrit ishte vendimtare për fundin e karrierës së tij.

“Ishte Allegri ai që e përfundoi karrierën time si lojtar. Milani dhe unë, në fakt, në pranverën e vitit 2012 kishim arritur një marrëveshje për ta vazhduar kontratën me një vit tjetër. Kisha qenë një lidhje e rëndësishme në dhomat e zhveshjes kuqezi, e cila në pak kohë kishte humbur Maldinin, Pirlon, Nestën, Gattuson, Seedorf.

Elementë të rëndësishëm që kishin lënë një boshllëk të madh. Nuk do të kisha pasur asnjë pretendim… Galliani ishte i lumtur që e kishte gjetur këtë zgjidhje së bashku me mua. Allegri e hodhi poshtë. Ai nuk më donte më në dhomat e zhveshjes dhe i tha drejtorit që të mos më rinovohej kontrata. Për mua ishte një goditje e fortë”, – shkruan Inzaghi në librin e tij.

Jeta e re, duke mos përfshirë më adrenalinën e topit, krijoi një keqardhje të thellë tek Inzaghi. “Në vjeshtën e vitit 2015, për herë të parë topi u shfry. Ai nuk kërcente më. Nuk isha më në gjendje ta thithja distancën nga bota ime, nga aroma e barit, nga shenjtëria e dhomës së zhveshjes.

Zgjohesha në mëngjes dhe nuk dija si të arrija deri në mbrëmje. Shkova në palestër, por pa entuziazëm, vetëm për të kaluar kohën. Më pushtoi mërzia dhe dëshpërimi. Trupi im më dërgonte sinjale pa ekuivoke parehatie, u tremba. Me të vërtetë e them qartë dhe pa turp: u frikësova, kisha bërë katër gastroskopi dhe analiza të tjera të pakëndshme.

Udhëtoja gjithnjë me një qese të mbushur me CD ekografish dhe MRI, qa ua tregoja specialistëve të ndryshëm. Kisha frikë se vuaja nag diçka serioze, madje edhe ALS”. Me ndihmën e familjes, ish-sulmuesi i kuqezinjve i është rikthyer jetës normale:

“Kanë qenë muaj vështirësish dhe vuajtjesh, në të cilët kam luftuar për të gjetur një rrugëdalje. Dikush e quan të jetuarit keq, dikush në një mënyrë tjetër. Preferova të dribloja përkufizimet dhe diagnozat e ndryshme dhe të përballesha me realitetin. Kuptova se cili ishte problemi dhe e kapërceva pak nga pak, duke e rrethuar veten me dashurinë e familjes. Prindërit e mi ishin të jashtëzakonshëm, e kuptonin atë që kisha nevojë”.

Related posts

FUTBOLLI KTHEHET I PËRULUR PËR VIKTIMAT E TËRMETIT/ Një minutë heshtje dhe shiritin e zi në krah

Delo.autor

“GJITHÇKA NDODH PËR NJË ARSYE”/ Thiago Silva “shkund” Chelsea-n: Duhet punë, djersë dhe gjak

Delo.autor

E BUJSHME/ MAN CITY i bashkohet JUVENTUSIT në garën për yllin e Serisë A

Isa.Autor

Leave a Comment