Futboll Sport

NGA ALEXANDRE PATO TEK MARIO MANDZUKIC/ Këta 10 sulmues mund të transferohen falas nga klubet

Merkato u mbyll pak më shumë se një muaj më parë. Por shumë futbollistë akoma nuk kanë gjetur një klub. Midis tyre ka disa lojtarë interesantë, disa prej të cilëve kanë qenë pjesë e majave të futbollit botëror, veçanërisht në pozicionin sulmues. Këtu është një përzgjedhje e vogël e dhjetë sulmuesve që ende nuk kanë gjetur një klub dhe të cilët mund të ndihmojnë shumë klube evropiane.

– Mario Mandzukic (34, ish-Al-Duhail). Futbollisti kroat me një CV mbresëlënëse (Bayern, Juventus, Atletico Madrid në veçanti) ishte deri vonë një lojtar shumë i lakmuar nga skuadrat e njohura. Por ai që shënoi një gol fantastik në finalen e Champions League me Juve kundër Real Madrid po përpiqet të gjejë një klub pas përvojës së komplikuar në Katar me skuadrën e Al-Duhail. I ofruar në shumë klube evropiane, përfshirë OM, Mandzukic është akoma i “ankoruar” edhe pse emri i tij është përmendur së fundmi për një kalim të Celta Vigo.

-Mario Balotelli (30 vjeç, ish-Brescia). Pas provojës zhgënjyese në Francë, Super Mario vendosi të kthehej sezonin e kaluar në Itali te skuadra e Brescia-s. Por ish-lojtari i Inter dhe Manchester City shkëlqeu më shumë jashtë fushës sesa në fushë. Kjo gjë solli edhe ndërprerjen e bashkëpinimit midis palëve. Pa një klub që nga kjo verë, Balotelli u përfol  për një kalim te Saint-Etienne. Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi. Edhe pse po stërvitet me ekipin italian D4 Franciacorta, Balotelli është ende pa klub.

– Daniel Sturridge (31 vjeç, ish-Trabzonspor). Karriera e Daniel Sturridge ka patur ulje dhe ngritje. Përveç dëmtimeve të shumta që e kanë penguar të shfaqi më të mirën, lojtari anglez (26 ndeshje – 8 gola) ka qenë i përfshirë në një aferë të errët të basteve të paligjshme që i ka dhënë atij një pezullim prej disa muajsh nga fusha. I lirë që nga shkurti, Sturridge (31) ende nuk ka gjetur ekip, pavarësisht kontakteve në javët e fundit me Nimes dhe Sheffield United.

– Ahmed Musa (28, ish-Al Nasr).  Pa dyshim profili më interesant i top 10-shes. Shënuesi më i mirë i Nigerisë në historinë e Kupës së Botës ndërpreu kontratën me Al-Nasr dy javë më parë. Një vendim i papritur sidomos pasi klubi saudit kishte shpenzuar 16.5 milion € në vitin 2018 për ta transferuar atë nga Leicester City. Ish-sulmuesi  i CSKA së Moskës, i cili kohët e fundit tha se dëshironte të kthehej në Evropë, është i lirë dhe i gatshëm për të firmosur me një klub.

– Alexandre Pato (31, ish-Sao Paulo FC). Edhe ky, është një emër i madh në futbollin botëror. Në moshën 31 vjeçare, ish-ylli i Milanit është futbollist i lirë pas dy vitesh në Serie A braziliane. Brilant në debutimin e tij në Itali,  sulmuesi brazilian hasi shumë vështirësi te Chelsea, Villarreal apo pas kthimit për herë të dytë te Sao Paulo. E ardhmja e tij duket se po shkon drejt Evropës pasi klubet italiane, spanjolle dhe angleze janë në gjurmët e tij.

– Fabio Borini (29, ish-Milanit). Futbollisti italian i stërvitur në Angli, Fabio Borini është lojtar i lirë që kur u largua nga Verona gushtin e kaluar. Mirëpo, lojtari shumë i zhdërvjellët, i aftë të luajë kudo në frontin sulmues, dëshiron me ngulm të kthehet në Angli, siç tha së fundmi për  “Gazzetta dello Sport” . “Kam pasur oferta nga disa klube nëItali, sa konkrete aq edhe të rëndësishme, por i dhashë vetes kohën e nevojshme për të shfrytëzuar mundësinë për t’u kthyer në Angli. Ndoshta edhe me oferta të vogla ekonomikisht, por përparësia ime është të kthehem në Britani. Këtu jam sëtvitur që në moshë të vogël. ” Sëansea City, Ëatford dhe Burnley janë të interesuar …

– Oumar Niasse (30 vjeç, ish-Everton). Nuk është sulmuesi më i famshëm Senegalez, por Oumar Niasse ka luajtur për shumë klube europiane në karrirën e tij. 30 vjeçari ka përvojë të madhe, por që pas skadimit të kontratës me Everton, është lojtar i lirë.

– Wilfried Bony (31, ish Al-Ittihad). Pas përfundimit të aventurës në Angli te skuadra e Sëanses, Bony vendosi të firmoste në Arabinë Saudite me ekipin e Al-Ittihad (5 gola në 10 ndeshje). Mirëpo,  këto gola nuk ishin të mjaftueshëm që klubi saudit t’i ofronte rinovimin e kontratës. Bony është lojtar i lirë që prej 1 tetorit dhe është i gatshëm të firmos me një klub.

– Miroslav Stoch (31, ish-PAOK). Miroslav Stoch është një emër i njohur për të gjithë tifozët e futbollit. Për kujtesë, anësori sllovak ishte mësuar me gola spektakolarë, veçanërisht kur luante te Fenerbahçe. Ai fitoi çmimin Puskas për golin më të bukur të vitit në 2012. Pas këtij çmimi, gjërat nuk shkuan siç duhet për të

Klubi i fundit me të cilin ka luajtur, Stoch ka qenë PAOK-u Selanikut. Provoja te klubi grek ishte për t’u harruar (11 ndeshje – 0 gola). I lënë i lirë nga PAOK këtë verë, ish-lojtari i Chelsea, tani 31 vjeç, u kthye të stërvitej me Slavia-n dhe që atëherë është zhdukur nga radari … për t’u kthyer më mirë?

– Yaya Sanogo (27, ish-TFC). Më i riu në listë, por është pa dyshim emri më pak gumëzhitës. Në moshën 20 vjeçare, sulmuesi francez, Yaya Sanogo firmosi me klubin e Arsenal në Premier League. Aventura te klubi anglez nuk shkoi siç duhet dhe pas disa huazimeve në disa ekipe të ndryshme (Crystal Palace, Ajax dhe Charlton) “Topçinjtë” vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me të. Ai u rikthye në Francë, ku nënshkroi me klubin e Toulouse. Pas tre vitesh te klubi francez, Sanogo, që prej  1 korrikut është lojtar i lirë. Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat franceze, 27 vjeçari ishte shprehur se është në pritje të një projekti koherent.

“Unë jam në diskutim me disa klube. Dua të kem një projekt koherent. Në Francë apo jashtë vendit? Nuk përjashtoj asnjë mundësi, po kërkoj një sfidë të re, e cila të më përshtatet. Që nga kjo verë, jam duke u përgatitur me një trajner fizik, punoj fort, fizikisht jam i gatshëm. “

Related posts

Shpëton Barcelona, Alonso godet vetëm shtyllën

Q.Autor

HISTORIKE NË LA LIGA/ Ansu Fati bëhet lojtari më i ri që shënon me fanellën e Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

U LA NË STOL NË NDESHJEN KUNDËR FIORENTINAS/ Vëllai i Paulo Dybalas i dërgon një mesazh drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment