Futboll Seria A Sport

MUNGESA E YLLIT BELG PREJ DËMTIMIT/ Lukaku drejt rikthimit, Interi ka siguri me “gjigantin”

Ekziston një Inter me dhe pa Lukakun. Në njërin krah një skuadër e mbrojtur, e ndihmuar nga gjiganti i mirë. Por, ekziston një e lodhur, me dyshime, me më pak siguri: kur belgu nuk ndodhet në Milano, gjumi është më i shqetësuar. Romelu Lukaku është gjithçka, përveçse një sulmues dosido, dikush me një dozë normale përgjegjësie mbi shpinë. Në shpatullat e tij mbështetet një repart i tërë e ndoshta diçka më shumë. Antonio Konte e di, në fakt, që rikthimi i belgut nga minuta e parë pas pauzës riekuilibron perspektivën e sezonit dhe rivendos gjithçka në binarët e shpresuar. Skuadra e Kontes ka hyrë në një tunel shqetësues, por mund të dalë pikërisht falë Romelut. Pasi ka munguar edhe për qoftë dy ndeshje e gjysmë për faj të një shqetësimi në kofshë ka hequr burimin më të rëndësishëm të lojës, ka ngadalësuar procesin e rritjes së gjithë skuadrës, ka privuar Lautaron nga “binjaku”.

OBJEKTIVI EUROPIAN – Të mërkurën në mbrëmje Lukaku shijoi kombëtaren e tij nga sipër. Trajneri Roberto Martinez e mbajti premtimin për ta kursyer së paku për sfidën e parë të kësaj ndalese dhe në fitoren 2-1 kundër Zvicrës për një herë nuk ndodhej firma e tij. Interi, në krahun tjetër, do të kishte preferuar ta lidhte në një karrige dhe ta mbante në Milano. Pas riaftësimit në limite për të luajtur kundër Atalantës së Gasperinit, do të kishin qenë ndoshta më të dobishme disa ditë riaftësimi shtesë. Megjithatë, Romelu është i lidhur tepër me kombëtaren e tij dhe, pa forcuar shumë dorën, do të jetë në vendin e tij gjatë dy sfidave të ardhshme në Ligën e Kombeve kundër Anglisë dhe Danimarkës së Eriksenit. Për të shqetësuar ambientin ka menduar rasti pozitiv i portierit Kaminski, megjithëse objektivi mbetet gjithmonë Europiani veror. Paranteza në kombëtare, megjithatë, nuk i heq Romelut detyrat e tij në Milano, mbi të gjitha tani që i gjithë Interi ka provuar një lartësi me të cilën nuk ishte mësuar. Është edhe mungesa e bomberit që krijon boshllëqe. Shqetësimi në kofshën e majtë u zbulua në fundin e sfidës me Shahtjorin dhe hoqi Lukakun nga sfidat me Parmën dhe Realin. Për ta ripasur më pas pjesërisht me Atalantën shërbyen sforco të mëdha. Madje, nëse sfida kundër bergamaskëve do të kishte pësuar një tjetër kthesë, me shumë mundësi Romelu nuk do të ishte ngritur as nga stoli. Me siguri, në ato sfida mungoi fitorja dhe u krijua një problem: ky Inter e ka të vështirë t’u japë goditjen vendimtare sfidave.

PAS PAUZËS – Vartësia nga Lukaku është një ndjesi në rritje. Në fillim belgu nuk ka munguar asnjëherë dhe ka qenë titullar i padiskutueshëm në shtatë të parat. Në atë hark kohor kishte shënuar thuajse 50% të golave në total, 7 nga 15. Duke krahasuar mesataret e Interit me dhe pa Romelun, tendenca ekzagjerohet: golat për ndeshje kalojnë nga 2,1 në 1,7 dhe bien goditjet e regjistruara në portë, shtohen rastet. Pra, belgu është një përshpejtues, përmirëson atë që ka përreth. Askush nuk e di më mirë se Konte, personi që e ka kërkuar mbi çdo gjë vitin e kaluar. Për momentin, Konte ndihet pezull, pikërisht si Interi i tij. Nga njëri krah rezultatet sfumojnë në momentin më të bukur, në tjetrin krijohet bindja që rruga e ndjekur është ajo e duhura. Torino dhe Reali i Madridit pas pauzës janë rastet e para për të korrigjuar gabimet e kryera gjatë rrugëtimit dhe për të gjetur cinizmin në sulm.

Related posts

E BUJSHME/ Çështja “Skënderbeu”, KAS trondit tifozët korçarë me përgjigjen: Klubi nuk ka…

Isa.Autor

Interi zbret në Europa League/ Ja kryqëzimet e mundshme dhe si funksionon shorti

Isa.Autor

KUR TË URON EDHE “ARMIKU”/ Quagliarella: Më kapin të dridhurat me emrin e lojtarit…

Delo.autor

Leave a Comment