Futboll Kategoria Superiore Sport

BETEJA E VITIT/ Partizani me mbrojtje spanjolle për çështjen “Çinari”

Çështja “Çinari” në KAS do të ketë tjera zhvillime me datë 15 dhjetor, datë që është përcaktuar nga FIFA pak ditë më parë. Gjyqi do të zhvillohet “online” dhe Partizani, do të përfaqësohet nga dy studio ligjore: Një studio ligjore italiane dhe një studio ligjore spanjolle. Partizani u dënua me bllokim të tre sesioneve të merkatos dhe një gjobë 83 mijë euro që do paguhej bashkë me Çinarin, ndërsa vetë futbollisti, u pezullua me katër muaj nga aktiviteti futbollistik. Partizani e ka apeluar këtë vendim të KAS dhe me datë 15, do të ketë zhvillime në gjyqin e KAS.

STUDIOT LIGJORE – Partizani do të mbrohet në KAS me dy studio të huaja, një italiane që është ndërmjetësuese dhe një spanjolle. Mësohet se studio ligjore italiane ka bashkëpunuar edhe me Skënderbeun, para se klubi korçar të dënohej me 10 vite pezullim nga aktivitetet evropiane dhe 1 milion euro gjobë. Fillimisht të kuqtë kanë bashkëpunuar me italianët, të cilët i kanë rekomanduar bashkëpunimin me një studio ligjore spanjolle, emri i së cilës mbahet i fshehtë.

ARSYET – “Panorama Sport” ka zbuluar se kjo zgjedhje e Partizanit për të bashkëpunuar me studion spanjolle, është bërë për dy arsye. E para, studio ligjore spanjolle do të ketë me të lehtë ballafaqimin me përfaqësuesit ligjorë të ekipit satelit të Alaveshit, Istra. Dhe arsyeja e dytë, në trupin gjykues të KAS do të ketë një ose më shumë anëtarë spanjollë dhe duke parë mënyrën se si zhvillohet ky gjyq, ‘online’, shmangia e paqartësive ose keqkuptimeve me gjuhën, është kryesore”.

Related posts

Kukësi stërvitet në bregdet, Pacult: T’ia shtyjmë festën Skënderbeut! (VIDEO)

Sadik.Autor

CHELSEA-DINAMO KYIV/ “Blutë e Londrës” thellojnë shifrat, Hudson-Odoi

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Partizani mposht me përmbysje Sfintulin dhe kualifikohet në çerekfinale

Delo.autor

Leave a Comment