Futboll Sport

BOSNJE-ITALI/ Bernardeschi nis nga stoli, Prevljak në sulm (FORMACIONET ZYRTARE)

Bosnja dhe Italia do të përballen në 20:45 në javën e fundit të fazës me grupe të Nations League.

Trajneri Alberico Evani ka vendosur të lërë në stol Federico Bernardeschi-n për sfidën e sotme.

Pjesa tjetër e formacionit është e njëjtë me atë që ka dominuar kundër Polonisë, me Berardi-n që ka marrë vendin e yllit të Juventus-it në krah të Insgine-s dhe Belotti-t.

Pjanic do të udhëheqë mesfushën e Bosnjës, ndërsa Prevljak do të marrë vendin e Dzeko-s në sulm.

Formacionet zyrtare

Bosnia (4-3-3) Piric; Corluka, Hadzikadunic, Sanicanin, Kadusic; Cimirot, Pjanic, Krunic; Tatar, Prevljak, Gojak.

Italia (4-3-3) Donnarumma; Florenzi, Acerbi, Bastoni, Emerson; Barella, Jorginho, Locatelli; Berardi, Belotti, Insigne.

Related posts

Shpërthen babai i lojtarit të Napolit: Ancelotti është një dështak

Delo.autor

JA SHIFRA MARRAMENDËSE QË FEDERER/ Nadal e Djokovic marrin për të luajtur në turnetë e “vegjël”

F.autor

JO VETËM ÇELSI DHE SAUTHEMPTON/ Tani në skenë për Brojën del edhe skuadra tjetër e Premier Ligës

Delo.autor

Leave a Comment