Futboll Seria A Sport

THUR ELOZHE PËR TEKNIKUN PIRLO/ Mesfushori Arthur: Është pa dyshim një trajner i madh, ka një…

Brazili ka mundur 2-0 Uruguain në javën e katërt të kualifikueseve për Kupën e Botës. Një nga golat e brazilianëve është shënuar nga juventini Arthur, i pari për të me fanellën e kombëtares.

Mesfushori ka shprehur gëzimin e tij në fund të ndeshjes, duke falënderuar edhe trajnerin e bardhezinjve Pirlo, që me sa duket  ka merita për përmirësimin e tij.

“Goli im i parë? Është një ndjesi e papërshkrueshme. E kërkoja prej shumë kohësh, të shënosh është gjithmonë speciale, por goli i parë është akoma më shumë”, ka shpjeguar Arthur.

“Tite na trajton të gjithëve në të njëjtën mënyrë dhe ka një lidhje shumë të ngushtë me lojtarët. E dija se nuk grumbullohesha sepse nuk luaja te Barcelona. Por kam punuar për t’u kthyer”.

Merita te kthimi në kombëtare është edhe i Juventus-it të Pirlo-s:

“Pirlo? Është pa dyshim një trajner i madh, ka një eksperiencë të madhe në futboll, e di se çfarë ndiejnë lojtarët në fushë dhe po bën një punë të madhe. Kam shumë për të mësuar nga ai”.

Related posts

MILANI “pa frena” në merkato, gati 120 milionë euro për SUPERYLLIN e Serisë A

Isa.Autor

MBETEN JASHTË EUROPËS/ Tirana synon revolucion i madh në verë. Ja lojtarët që rrezikojnë…

Delo.autor

Rezultat surprizë në Rrogozhinë, PARTIZANI nuk është gati për Superligën

Isa.Autor

Leave a Comment