Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ TIRANËS/ Dy titullarët shqetësojnë “shkodranët”, ja formacioni i mundshëm…

Ditët e fundit të përgatitjeve ndaj Tiranës duket se nuk po shkojnë siç duhet për trajnerin e Vllaznisë, Tomas Brdariç. Në miqësoren e zhvilluar të shtunën ndaj Drenicës, u vu re mungesa e pesë lojtarëve titullarë, duke filluar nga portieri Zogoviç, mbrojtësi Adili, mesfushori Krymi, si dhe sulmuesit Da Silva dhe Dilaver.

U mendua se stafi kishte menduar t’i linte këta futbollistë pushim, në mënyrë që të mos ngarkoheshin, duke qenë se kanë luajtur rregullisht në të katërta ndeshjet zyrtare. Mirëpo, “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në skuadër, se për dy prej titullarëve ka probleme. Portieri Zogoviç ka patur një problem në gishtin e këmbës dhe kjo e ka penguar në stërvitjet e ditëve të fundit. Nga ana tjetër, një situatë e paparashikuar ka ndodhur me boshnjakun Dilaver, të cilin e ka shqetësuar shumë një dhëmballë.

Kjo i ka shfaqur komplikacione dhe menjëherë sulmuesi ka shkuar për të bërë një kontroll te dentisti. Stafi mjekësor ka qëndruar pranë lojtarëve gjatë ditëve të fundit dhe deri nesër, kur dhe do të luhet ndeshja, shpresat janë që të dy titullarët të jenë gati. Natyrisht nuk është fjala për shqetësime serioze, paçka se më problematike është situata me portierin Zogoviç. Në katër ndeshjet zyrtare të këtij sezoni ai nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa nga ana tjetër, sulmuesi Dilaver ka realizuar dy herë në ndeshjet e kampionatit dhe 4 herë në takimet e Kupës së Shqipërisë.

Related posts

NGJARJA HISTORIKE NË ITALI/ Një femër gjykon për herë të parë në kategorinë e meshkujve

Delo.autor

Skandaloze/ Neymar bën gjest antisportiv ndaj lojtarit të Rennes

Q.Autor

KA EDHE KËSHTU/ GAFA në Instagram, ylli i Anglisë me pantallonat e mbushura (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment