Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Kontratë të përjetshme, Mançester Siti josh Leo Mesin

Lionel Mesi do të jetë një telenovelë e gjatë në merkaton e verës. Pavarësisht se “Sky Sport” raportoi që Mançester Siti hoqi dorë nga transferimi i sulmuesit argjentinas, këtë herë është prestigjiozja “The Times” që njofton se “City Football Group”, i cili kontrollon edhe Mançester Sitin, i ka ofruar argjentinasit një kontratë të përjetshme për 10 vitet e ardhshme.

Kjo do të thotë se Leo do t’i japë fund futbollit kur të jetë 43 vjeç. Propozimi lidhet me prezencën e tij në disa ndeshje me skuadrën angleze nën urdhrat e Pep Guardiolës, por pastaj mund ta vazhdojë karrierën në një nga 8 skuadrat e tjera që menaxhohet nga kjo skuadër, si Jokohama Marnos apo Melburn Siti në Australi.

Për të kompletuar 10 vitet e kontratës, duan që t’i ofrojnë Mesit një rol ambasadori për gjithë botën në këtë grup. Edhe pse ka kohë deri në 30 qershor (datë kur i përfundon kontrata me Barcelonën), informacionet për Leon janë të shumta. Rinovimi i Pep Guardiolës me Sitin e afroi Leon me “Qytetarët”, por nga Barcelona bëjnë presion.

Viktor Font, i cili është një nga kandidatët kryesorë për të fituar zgjedhjet dhe të bëhet president i klubit, ka lëshuar një mesazh. “Jam shumë i bindur që e ardhmja e Mesit është te Barcelona. Leo është fitues dhe si të gjithë katalanasit do të triumfojë. Por, të shohim se çfarë do të ndodhë në këtë vit. Kemi gati një projekt solid dhe me garanci për të ardhmen”, ka thënë Font.

Related posts

LIVE/ Teuta-Partizani, Kallaku dyfishon për “durrsakët” me 11-metërsh

Delo.autor

SFIDA NDAJ JUVENTUSIT/ Ancelotti: Dua të konkuroj me “Zonjën e Vjetër”, përndryshe nuk…

Delo.autor

Rikthehet në Milano/ Rafinjës: Mendova se do qëndroja te Interi, por ata…

Isa.Autor

Leave a Comment