Futboll Seria A Sport

COVID-19 NË SERIE A/ Autoritetet Sanitare nuk miratojnë largimin e lojtarëve të 5 klubeve me kombëtaret e tyre

Kaos tek klubet italiane, Autoriteti Sanitar Lokal Krahinor nuk lejojnë lojtarët e Interit, Fiorentinës, Lacios, Romës dhe Sasuolos të shkojnë të grumbullohen me kombëtaret e tyre respektive. Ky lajm vjen si pasojë se këto ekipe kanë lojtar aktiv pozitiv me koronavirus.

Në pritje të zhvillimeve të reja dhe komunikatave zyrtare, lojtarët do t’i bashkohen kombëtareve në akord me kohën dhe me Autoritetin Sanitar Lokal të krahinës përkatëse. Pajtueshmëria me protokollin anti-COVID dhe izolimin e nevojshëm nuk do të lejojë që shumë lojtar të 5 ekipeve të marrin pjesë në angazhimet e ardhshme ndërkombëtare.

Ndërsa prisnin lajme, ndërkohë Federata Italiane e Futbollit ka marrë kohë: ata duan të kuptojnë më mirë situatën dhe si pasojë të vendosin se si të lëvizin. Trajneri Roberto Mançini aktualisht është pozitiv me koronavirus, por nuk mund të përjashtohen dhe grumbullime të reja.

Related posts

“BILD” ZBULON SEKRETIN E NEUER/ Portieri i Bayern Munich i fiksuar me veteranin Buffon për… rekordin

Delo.autor

Aguero: Çdo skuadër në botë do të donte të kishte një futbollist të tillë…

Q.Autor

FITOI GJITHÇKA ME BARCELONËN E GUARDIOLËS/ Reali përfshin të birin e Gudjohnsen në listën e Champions

Delo.autor

Leave a Comment