Futboll Sport

DEKLARATË SHOKUESE/ Fabregas: Me Guardiolën nuk flas prej 8 vitesh, Mourinhon e kam mik

Ish-ylli i Barcelonës dhe Chelsea, Cesc Fabregas ka shprehur “zhgënjim” për mentorin e tij të vjetër, Pep Guardiola, ndërsa zbuloi se ai ende e konsideron Jose Mourinho një “mik”, deri më sot. Guardiola e joshi Fabregas në “Camp Nou” nga Arsenali, më 2011, pasi e kishte parë atë të spikaste si një nga mesfushorët më të mirë në Europë, në “Emirates Stadium”.

Barça vazhdoi të fitojë katër trofe të mëdhenj gjatë sezonit të parë të plotë të spanjollit në klubin katalanas, por në fund të fundit humbi nderimet e La Liga-s dhe Champions-it. Guardiola vendosi të kërkojë reflektim për mbretërimin e tij 4-vjeçar në Katalonjë dhe bëri pushim 12 muaj, para se të kthehej në stol, te Bayern Munich.

Fabregas thotë se nuk ka folur me 49-vjeçarin, i cili tani është në krye të Manchester City, që nga largimi i tij nga “Camp Nou”. Ai ka lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre është dëmtuar pa u riparuar.

I pyetur nëse ai ka qenë në kontakt me Guardiolën gjatë tetë viteve të fundit, mesfushori i Monaco tha për CCMA: Jo, jo, me Pep asnjë komunikim, fare. Nuk e di nëse zhgënjimi me Pep është i dyanshëm. Gjërat ndodhën, por unë preferoj të mos flas për këtë. Pep ishte idhulli im që fëmijë. Prej tij kam mësuar më shumë, mbase, që kur isha katër vjeç deri tani”.

Fabregas përfundimisht u largua nga Barça për të vazhduar te Chelsea më 2014, ku fitoi titullin e tij të parë në Premier League, nën drejtimin e Mourinho. 33-vjeçari ia jep meritat trajnerit aktual të Tottenham për ndihmën që i dha në kapjen e formës më të mirë në “Stamford Bridge”, pasi e kishte parë atë më parë si rival gjatë kohës së tij tek Arsenali dhe Barça:

“Mourinho më frymëzoi më shumë kur u largova nga Barça. Ai më tha se i kishim problemet në fushë, kur ai ishte te Chelsea dhe unë tek Arsenali. E njëjta gjë kur ai ishte trajner i Real Madridit dhe unë luaja te Barcelona. Sidoqoftë, për të, gjithçka përfundoi atje. Ne e kemi kthyer faqen.

Ai më tregoi për projektin e tij. Unë duhej të shkoja atje, ku mendoja se do të bëja më mirë. Vendimi ishte i imi dhe nuk varej nga ajo që njerëzit thanë. Unë i dhashë përparësi aspektit professional. Sot ende i shkruaj Mourinhos dhe e konsideroj mik. Ai më ndihmoi shumë në një kohë të vështirë të karrierës sime. Ndoshta kam luajtur një nga sezonet e mia më të mira me Jose trajner”.

Related posts

LIVE/ Napoli-Inter, Zielinski kalon në avantazh vendasit

Delo.autor

E kërkon e gjithë Europa/ Real Madrid futet në garë për mesfushorin e njohur

Isa.Autor

SITUATA DELIKATE/ Mbledhje urgjente pas derbit me Partizanin, Dinamos i bëhet makth edhe… mbijetesa

Delo.autor

Leave a Comment