Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ FERENCVAROS NË CHAMPIONS/ Pirlo: Më në fund jemi shumë tani dhe…

Juventus do të kthehet në fushë të mërkurën në mbrëmje për ndeshjen e Champions League kundër Ferencvaros. Bardhezinjtë duan t;i japin vazhdimësi fitores së marrë në kampionat kundër Spezia-s:

“Është e rëndësishme të çojmë përpara lojën tonë, – ka deklaruar Pirlo për Sky, – që po kërkojmë ta përmirësojmë ndeshje pas ndeshje. Duhet të bëjmë një ndeshje të rëndësishme, duke kërkuar të kontrollojmë ndeshjen”.

Pirlo ka folur edhe në lidhje me Dybala, në kërkim të formës së tij më të mirë:

“Është mirë, kam folur mëngjesin e sotëm me të sepse pas 2-3 ndeshjesh është normale që të jetë pak i lodhur fizikisht dhe në aspektin psikologjik”.

“Është një lojtar i rëndësishëm për ne. Mund të qëndrojë pushim në prag të Lazio-s. Më në fund jemi shumë tani dhe ka hapësira për t’i lënë të punojnë. Duhet të jetë gati si gjithë të tjerët”.

“Chiellini? Është stërvitur shumë mirë dhe është gati për ndeshjen e nesërme”.

Related posts

Petkovic: Kulturat e ndryshme, sekret i suksesit të Zvicrës

Isa.Autor

ARSENAL-BOURNEMOUTH/ “Topçinjtë” thellojnë shifrat, shënon Aubameyang

Delo.autor

Pas dy golave në takim, trajneri i Portugalisë lavdëron Ronaldon

Sadik.Autor

Leave a Comment