Futboll Sport

DISFATA E THELLË NDAJ SPANJËS/ Mediat gjermane bëjnë armik Joachim Low, të gjithë duan “kokën” e trajnerit

Joachim Low do të vazhdojë të jetë trajneri i kombëtares gjermane edhe pas humbjes 6-0 ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve. Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit konfirmoi trajnerin, tek i cili beson se mund të dërgojë sërish Gjermaninë në nivele të larta. Megjithatë, ndryshe nga kreu i DFB-së, të gjitha mediat në vend, sportive dhe politike, janë kundër qëndrimit të 60- vjeçarit në krye të kombëtares. Ja si shkruajnë ato për këtë vendim të federatës duke nisur nga “Bild” dhe deri te “Der Spiegel”.

“BILD” – “Vendimi për ta mbajtur ishte i nxituar, edhe pse me shumë mundësi jopërfundimtar, stuhia që është krijuar është shumë e madhe”.

“KICKER” – “Presidenti i federatës dhe Oliver Birhof vendosën që Lëv të qëndrojë duke i besuar tij projektin që ka nisur. Se ku e marrin ata këtë guxim, mbetet ende një mister”.

“FAZ” – “Nën petkun e suksesit mund të lejohen edhe gabime të mëdha. Kush korr suksese të mëdha, mund t’i lejojë vetes edhe gabime. Kjo është ajo që po na mësojnë dhe servirin drejtuesit e futbollit në Gjermani, por janë ende shumë pyetje për t’iu përgjigjur, kur do të vijë kjo kohë zoti Lëv?”

“TAGESSPIEGEL” – “Ndoshta Lëv u gënjye nga aftësitë e tij, pas njollosjes në Botërorin e Rusisë ai mund të na e kishte kursyer një zhgënjim të tillë. Asgjë nuk ka ndryshuar nga dy vite më parë”.

“SZ” – “Nëse Lëv do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës, atëherë ai duhet të mësohet jo vetëm se si të stërvisë lojtarët, por edhe kritikat ndaj tij. Mendoj që ato nuk do të përfundojnë kurrë, që kur vendosi të largojë Humels-Myler-Boateng”.

“DER SPIEGEL” – “Në përfaqësuesen gjermane është krijuar një vetëkënaqësi fatale pas fitimit të Botërorit 2014. Kjo dha ndikimin e saj në Botëror dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite. Mendoj që nuk ka dështuar vetëm Lëv, por i gjithë sistemi që drejton futbollin gjerman duke nisur nga analizimi i gjendjes së skuadrës pas Rusisë. Asgjë nuk ka funksionuar më që prej asaj kohe”.

Related posts

ASSIST PERFEKT I DE BRUYNE/ City vendos superioritetin (VIDEO)

F.autor

E FUNDIT/ Trajneri i Portugalisë zbulon gjendjen e Cristiano Ronaldos

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Verona. Mbyllet pjesa e parë

Delo.autor

Leave a Comment