Futboll Shqipëri Sport

“DUHET TË NDRYSHOJMË DIÇKA PËR TË FITUAR”/ Sulmuesi Balaj: Jemi të gjithë për një qëllim

Bekim Balaj, ishte autori i golit të parë në vëllazëroren ndaj Kosovës. Sulmuesi shkodran, ishte i pranishëm ditën e sotme në konferencën për shtyp, në prag të 2 sfidave të Ligës së Kombeve, ndaj Bjellorusisë dhe Kazakistanit, ku u shpreh:

“Është gjithmonë kënaqësi të shënosh me ekipin Kombëtar dhe testi ndaj Kosovës ishte një test i rëndësishëm për sfidat e Ligës së Kombeve të cilët ndihemi gati. Nuk është se kam ndonjë preferencë në sulm, jemi të gjithë për një qëllim, e rëndësishme është se ekipi të bëjë mirë, se me kë luajmë dhe kush luan atë e vendos trajneri.

Kundërshtari ishte serioz pasi të gjithë jemi të vetëdijshëm për nivelin e Kosovës, gjithmonë sfidat janë të rëndësishme pasi dhe trajneri sheh se çfarë duhet të ndryshojë dhe formën e lojtarëve, dhe them që jemi gati për këto dy sfida. Rezultati ynë i vetëm është fitorja, besoj se ekipi është rritur, duke e parë dhe nivelin e kundërshtarëve që kemi luajtur të gjithë e kemi të qartë se duhet të ndryshojmë diçka për të arritur fitoren”, u shpreh Balaj.

Related posts

“TOPÇINJTË” MARRIN NJË HUMBJE SHOKUESE/ Ylli i Leicester vulos me dopietë

Delo.autor

KONTRATA E SHEKULLIT/ Ka shënuar 127 gola në Bundesligë, firmos që paga e tij të shkojë për bamirësi

Delo.autor

KOMENT NGA LAURENT BLANC/ Menaxhim skarco dhe nerva, ja pse u eliminuam

Delo.autor

Leave a Comment