Futboll Seria A Sport

PËRBALLJA NDAJ CAGLIARI-T/ Pirlo merr frymë lirisht, rikuperohen dy lojtarët e rëndësishëm “bardhezi”

Pauza e kombëtareve i sjell lajme të mira Juventusit. Andrea Pirlo do të ketë në gjithë dispozicionin e tij dy pikat kyçe të mbrojtjes si Matijs De Ligt dhe Aleks Sandro.

Rikuperimi i mbrojtësit holandez është e rëndësishme për teknikun bardhezi pas dëmtimit muskulor të përsëritur të kapiten Kielinit, që mund ta kushtëzojë veteranin e mbrojtjes së Juventusit rreth një muaj ʺstopʺ.

De Ligt nuk zbres në fushë që më 7 gusht, mbrëmjen e sfidës së Champions-it ndaj Lionit. Sapo përfundoi sezoni i kaluar, mbrojtësi 21-vjeçar u operua për një dëmtim në shpatullën e djathtë. Tani ndihet totalisht i rikuperuar dhe në 100% e tij dhe është gati ta nisë titullar sfidën ndaj Kaljarit të shtunën e datës 21 nëntor.

E njëjta gjë vlen edhe për brazilianin Aleks Sandro, i cili nuk e ka kryer debutimin e tij për sezonin e ri 2020/21 për shkak të një dëmtimi muskulor të nisur në gjysmën e shtatorit duke u parashikuar edhe si më i rëndë nga sa mendohej.

Rikthimi i mbrojtësit 29-vjeçar, do ti jepte Pirlos shumë zgjedhje në krahut të majtë të mbrojtjes, i cili kishte alternuar Kuadradon, Danilon dhe të riun Frabota si alternativa të vetme në krahët e mbrojtjes.

Related posts

“KEMI SHUMË OFERTA”/ Vjen mesazhi për Barcelona-n: Tani do të shohim se çfarë do të ndodhë

Delo.autor

FUTBOLLI I PREKUR NGA COVID-19/ Klopp: Liverpool nuk do të nënshkruajë me lojtarë të pa vaksinuar

Delo.autor

PREJ KOHËSH NË KËRKIM TË NJË MBROJTËSI/ Lëvizje e papritur e Tares, lojtari i Milan-it një hap larg kalimit tek Lazio

Delo.autor

Leave a Comment