Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madrid arrin marrëveshjen me yllin e Ligue 1…

Në sulm për Eduardo Camavinga-n.

18-vjeçari konsiderohet e ardhmja e futbollit: ka debutuar në Champions League dhe në kombëtaren e Francës dhe tashmë është një pikë referimi te Rennes.

Aventura e tij me Rennes duket se do të mbyllet në fundin e këtij sezoni sepse shumë klube të mëdha të Europës janë vënë në ndjekje të tij.

Juventus, PSG-së dhe Real Madrid janë skuadrat më të interesuara.

Për spanjollët është objektivi kryesor i merkatos së verës. Sipas Ok Diario, madrilenët duket se kanë arritur një marrëveshje me lojtarin dhe Rennes është gati të japë ok-in, në këmbimi të një shume të majme.

Objektivi është që të merret në merkaton e verës, kur çmimi do të jetë më i ulët duke parë se do të mungojë vetëm një vit nga skadenca e kontratës.

Related posts

NGA DE JONG TEK KYLIAN MBAPPE/ Messi zgjedh 15 talentet e futbollit nga të cilët pret shumë, ja emrat

Delo.autor

“Zidane duhet të jetë trajner i Real, por edhe unë e dua atë pozicion”

Q.Autor

Historia rënqethëse, si i shpëtoi Kristian Panuçi vdekjes në avion

Sadik.Autor

Leave a Comment