Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME/ PSG pranon kërkesën e çmendur të mbrojtësit Alaba, por surpriza nuk përjashtohet

Kërkesat e çmendura të David Alaba-s (20 milionë euro në momentin e nënshkrimit të kontratës dhe 20 milionë në sezon) kanë frikësuar Bayern-in, që ka ndërprerë negociatat për rinovimin e kontratës së austriakut që skadon në qershor.

Mbrojtësi do të jetë i lirë të arrijë një marrëveshje me një ekip të ri duke filluar nga janari dhe, sipas Kicker, PSG duket se është skuadra në avantazh për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Klubi francez, ndryshe nga Real Madrid, duket se nuk ka probleme të plotësojë kërkesat e Alaba-s. Chelsea (që duket se nuk ka ndërmend t’i ndalë shpenzimet e çmendura në merkato), Manchester City dhe Juventus janë ekipet e tjerë të interesuar, por nuk përjashtohet fundi me surprizë, me futbollistin që mund të vendosë të qëndrojë në Gjermani.

Related posts

PLAGOSËN SPORTISTIN E NJOHUR/ Arrestohen 6 persona

Delo.autor

SULMUESI I BAYERN ME PUSHIME/ Policia brenda vilës së Lewandowskit në Mynih, ja arsyeja

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari-Skënderbeu: Nis menjëherë me protesta, gjirokastritët duan penallti (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment