Futboll Seria A Sport

MUNGESA E YLLIT SUEDEZ NUK E NDALI MILAN/ Ibrahimovic mezi pret rikthimin në fushë, ja dita vendimtare…

Mungesa e Zlatan Ibrahimovic nuk e ndali Milanin. Pas barazimit kundër Lille në Europa League, erdhi një fitore bindëse kundër Fiorentina dhe pse mungonte jo vetëm suedezi por edhe Bennacer dhe Leao.

Padyshim që ekipi i Stefano Pioli shpreson të rikuperojë kampionin suedez sa më shpejt të jetë e mundur, i cili ishte dje në San Siro për të qëndruar afër me shokët e tij të skuadrës.

Ibrahimovic positivo al Covid: è in quarantena a casa, salta la sfida di  Europa League del Milan: «Il virus mi sfida, una cattiva idea»»

Suedezi u dëmtua në “San Paolo” të Napolit pas një sprinti në krah kur ktheu një top në zonë. Më 23 nëntor klubi njoftoi se 10 ditë më vonë do të kishte një kontroll të ri.

Në mes të kësaj jave, pra, Ibrahimovic duhet t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme për të kontrolluar gjendjen e tij.

Gazeta La Repubblica shpjegon se lojtari ka një dëshirë të madhe të kthehet në fushë dhe shpreson të jetë në gjendje ta bëjë këtë tashmë të dielën në mbrëmje për Sampdoria-Milan.

Vetëm pas një kontrolli të ri do të jetë e mundur të kuptohet më mirë se kur Ibra do të jetë në gjendje të kthehet.

Do të ishte pozitive nëse Pioli mund ta thërriste atë kundër Sampdoria.

Related posts

CHELSEA-MALMO/ Sarri synon një tjetër paraqitje fantastike (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

FLORJANA ISMAILI U ZHDUK NË LIQENIN E COMOS/ Flet vëllai i futbollistes: Gjithçka të zbardhet, por dyshojm se…

Delo.autor

FITORE E MERITUAR/ Manchester United mposht West Ham dhe ringjitet në vendin e dytë në Premier

Delo.autor

Leave a Comment