Futboll Sport

E PABESUESHME NË AMERIKË/ Shikoni si mbrojtësi i Orlando City pret penalltinë vendimtare (VIDEO)

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në MLS mes Orlando City-t dhe New York City-t, gjysmëfinale e Konferencës së Lindjes. Pas mbylljes së kohës së rregullt në 1-1, dy formacionet kanë shkuar te penalltitë ku protagonisti ka qenë një… mbrojtës.

Po flasim për Rodrigo Schlegel.

Gallese, portieri titullar i Orlando City-t, është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë nga arbitri gjatë gjuajtjes së penalltive sepse ka lëvizur më herët nga vija në momentin e gjuajtjes së kundërshtarit.

Rezultati? Rodrigo Schlegel ka marrë vendin e tij dhe ka bërë pritjen vendimtare kundër Thorarinsson. Një pritje që i ka dhuruar, falë penalltisë pasuese të një shoku të skuadrës, fitoren dhe kualifikimin në finalen e Konferencës së Lindjes ekipit.

Festë e madhe, me lojtarin që ka bërë për vete rrjetet sociale. Një natë e paharrueshme për Orlando City-n dhe për të…

 

Related posts

Po bën “namin” në Europë/ Tek Barcelona “qajnë” për gabimet e së shkuarës

Isa.Autor

MOMENT HISTORIK/ Skuadra e Kategorisë së Dytë fiton Kupën në Rumani dhe kualifikohet në Ligën e Europës

F.autor

PSG “SHPËRTHYESE” PA KYLIAN MBAPPE/ 10 gola në 2 ndeshje

F.autor

Leave a Comment