Futboll Sport

Vllaznia B tris ”Korabit”, Besa bie në Burrel

Kategoria e Parë vijon garimin dhe në pesëshen e dytë të grupit A deri në javën e fundit do të ketë garë të ashpër për të siguruar mbijetesën. Rezultatet e ditës së sotme e kanë bërë garën edhe më interesante, teksa renditja ka ndryshuar sërish. Në fushën sportive “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës, Vllaznia B ka rritur të triumfojë me Korabin, duke lënë kështu edhe vendin e fundit në tabelën e klasifikimit.

Kuqeblutë e zhbllokuan ndeshjen shumë shpejt, duke shënuar me anë të Samet Ruqit. Mbrojtësi i majtë realizoi golin e avantazhit në të 9’ dhe në 45 minutat e para shkodranët e mbajtën rezultatin të pandryshuar, duke shkuar në pushim të ndeshjes me epërsinë minimale 1-0. Duhej edhe goli i qetësisë, pasi tre pikët për skuadrën e Ervis Krajës ishin shumë të rëndësishme dhe sulmuesi Belajdi Pusi ishte ai që dyfishoi shifrat.

Por nuk zgjati shumë festa te Vllaznia B, pasi sulmuesi Anton Lleshi i miqve u kundërpërgjigj dhe i ngushtoi shifrat në 2-1. Kuqeblutë do ta realizonin golin e qetësinë në të 75’ me anë të mbrojtësit Ergi Borshi, i cili shënoi në portën mike golin e tretë. Kaq mjaftoi për t’u siguruar fitoren shkodranëve, që tanimë janë sërish në garë për të siguruar qëndrimin në të Parën.

Në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit, skuadra matjane ishte e vendosur për ta marrë pikët e plota ndaj Besës kryesuese të grupit. Të drejtuar tashmë nga Ridvan Kulli, vendasit ia kanë dalë të triumfojnë me kavajasit, duke u barazuar me pikë tashmë me ta. Një gol i realizuar nga Majkëll Peçi, i afruar në janar nga Korabi, ka vendosur fatet e këtij takimi. Tre pikë shumë me vlera për Burrelin, që kërkon me çdo kusht të qëndrojë në të Parën, ashtu si Besa e Bledar Sinellës. /EDS/

KATEGORIA E PARË – JAVA 25

Grupi A/ Play-Out
Vllaznia B-Korabi 3-1
Shënues:
 Ruqi 9’, Pusi 60’, Borshi 75’ / Lleshi 61’
Burreli-Besa 1-0
Shënues
: Peçi 21’
RENDITJA: Besa 19 pikë, Burreli 19 pikë, Vllaznia B 18 pikë, Korabi 17 pikë, Tërbuni 16 pikë

Related posts

Wanda dhe Icardi pushime relaksuese me…(FOTO)

Sadik.Autor

Mbrojtësi i Romës: Është e pamundur ta ndalesh Messin

Sadik.Autor

DIVORC TË SIGURT/ Në Angli të sigurt, Man.United nxjerr në shitje Pogba

Delo.autor

Leave a Comment