Futboll Sport

E TRISHTË/ Sporti shqiptar në zi, Covid-19 i merr jetën ish-futbollistit të njohur…

Ish-futbollisti lezhjan Nikolin Lorenci Nuk jeton më. I është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 71 vjeçare, pasi ishte prekur nga Covid-19.

Ai ka qenë prej disa ditësh i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, në gjendje jo të mirë shëndetësore, dhe si pasojë ka mbyllur sytë mëngjesin e sotëm. Nikolin Lorenci lindi më 13 dhjetor 1949 në Lezhë dhe në vitin 2018 u shpall “Qytetar Nderi, për kotributin e jashtëzakonshëm në fushën e futbollit si dhe edukimin e trajnimin e brezave ndër vite.

Nikolin Lorenci luajti zyrtarisht me fanelën e skuadrës së Besëlidhjes në maj të vitit 1965, në ndeshjen Butrinti- Beselidhja, dhe që nga ajo kohë e deri ne fund te sezionit 1978-1979 nuk iu nda arenës së blertë duke thyer një rekord si titullar, pasi nuk mungoi në asnjë ndeshje.

Nikolin Lorenci ka luajtur në karrierën e tij si futbollist në 5 sezione, konkretisht 1970 – 1971, 1972 – 1973, 1973- 1974, 1974 – 1975, dhe 1978 – 1979. Pasi la futbollin ai nuk iu nda sportit, pasi më vonë shërbeu si trajner i Beselidhjes, si shef i sportklubit dhe si drejtor sportiv në akademinë private të futbollit në Lezhë, “Brians” dhe “Porto”.

46518881_1961986970503202_4525664648191541248_n.jpg

Related posts

Drejtori sportiv i PSG-së: Nuk është mirë për Ronaldon që Real Madridi po flet për Neymarin

Delo.autor

Shënon golin e jetës por përjeton zhgënjimin më të madh (Video)

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Bayern Munich-Hertha Berlin. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment