Futboll Seria A Sport

I HABIT TË GJITHË/ Ronaldo në version “rockstar”-i, portugezi gati të marrë shiritin e kapitenit te Juventusi

Kristiano Ronaldo vazhdon të dhurojë spektakël, por këtë herë edhe jashtë fushës së lojës. Në mënyrë të papritur, ditën e djeshme, sulmuesi i Juventusit është parë që të shndërrohet në një rokstar në “Instagram”-in e tij, siç tregojnë “story”-t e postuara. 35-vjeçari ka habitur të gjithë teksa shihet i veshur me pantallona e jelek lëkure, sigurisht me bustin jashtë, siç e kërkojnë ritmet e kësaj muzike dhe me kitarë në dorë, duke u ekzaltuar nën ritmet e notave të “I Love Rock and Roll” të Xhoan Xhet.

Ronaldo ngjitet në skenën plot zjarr, siç janë edhe tingujt e këngës në fjalë, por e gjitha kjo për një spot publicitar të televizionit kabllor portugez, lidhur me ofertat që po promovojnë për festat e fundvitit. Sepse, fundja, kush më mirë sesa imazhi i Kristianos mund të thithë klientët për çdo kompani të ndryshme në botë, siç tregojnë edhe sponsorët e tij të pafundmë.

SHIRIT KAPITENI – Por pasi ka ofruar edhe versionin e rokerit, për yllin e skuadrës bardhezi, mbrëmja e sotme mund të sjellë një tjetër surprizë të këndshme, siç është ajo e të mbajturit shiritin e kapitenit për herë të parë nga fillimi, në ndeshjen që Juventusi do të luajë në shtëpi kundër Kaljarit. Një privilegj të tillë Kristiano Ronaldo e ka pasur edhe në sezonin e kaluar, por vetëm për fare pak minuta ndaj Udinezes. Madje, në atë rast, shiriti kaloi në katër krahë të ndryshëm, duke qenë se pas Bonuçit, i cili ia pasoi Higuainit me t’u thirrur në stol, grada e kapitenit i kaloi Ronaldos, kur edhe “Pipita” la fushën e për ta mbyllur me Blez Matuidin, që iu kalua nga portugezi, pasi edhe ky u thirr që të ulej në stolin e rezervave. Por mbrëmjen e sotme mund të jetë hera e parë që Ronaldo të jetë kapiteni i Juventusit nga minuta e parë, duke qenë se si Kielini dhe Bonuçi janë zyrtarisht jashtë, për arsye dëmtimi, ndonëse kjo mbetet për t’u konfirmuar mbrëmjen e sotme.

Related posts

DUAN TË PUSHTOJNË EUROPËN/ CR7 ishte vetëm fillimi, Juventus përgatit 4 “bomba” të tjera

Isa.Autor

VAZHDON LUFTA NGA KARANTINA/ Khabib “shpërthen”: Ai duket si një prostitutë e vjetër!

Delo.autor

PARAQITJE KAMPIONËSH! Tirana eliminohet me kokën lart

Delo.autor

Leave a Comment