Futboll Kategoria Superiore Sport

“ME SKËNDERBEUN HUMBËM 2 PIKË”/ Trajneri Martini: Me Tiranën do jetë njësoj si ndeshjet e tjera

Trajneri i Teutës, Edi Martini është shprehur se Teita e tij do të kërkojë maksimumin ditën e nesërme në ndeshjen ndaj Tiranës, e vlefshme për javën e dytë në Superiore. Në daljen e tij para mediave, Martini është shprehur se skuadra e tij luan njësoj si me Tiranën, ashtu edhe për ndeshjet e  tjera.

“Ndjej keqardhje për pikët e humbura. Dihet se ndeshjet e para, skuadrat nuk janë aty ku duhet. Mund ta kishim mbyllur ndeshjen që pjesën e parë, na u mohua edhe një penallti. Në pjesën e dytë ishin në vështirësi, nuk ishim në ekuilibër. Edhe në pjesën e dytë kishim rastet tona. Gjithsesi ishte një ndeshje ku duhet të merrnim fitoren. Këtu të gjitha ndeshjet janë të vështirë, Prandaj them që çdo ndeshje është e fortë dhe e rëndësishme.

Ne ashtu siç luajmë ndaj Tiranës luajmë edhe ndaj të tjerëve,. Megjithatë të shikojmë,  fusha vendos gjithçka. Ne kemi një organikë me lojtarë cilësorë. E rëndësishme është që nesër të luajmë mirë, të jemi të përqendruar te ndeshja dhe të marrim rezultat pozitiv. Duhet të futemi në fushë ashtu si në 3 ndeshjet e tjera ndaj Tiranës. Shpresoj të përsërisim një tjetër rezultat pozitiv.”, u shpreh Martini.

Related posts

ZYRTARE/ Ishte një titullar i padiskutueshëm në sezonin e fundit, portieri Zogovic firmos me Vllazninë

Delo.autor

CAGLIARI-JUVENTUS/ Allegri pothuajse ka siguruar titullin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Tottenham-Bayern Munich. Rezultati 2-5

Delo.autor

Leave a Comment