Futboll Kategoria Superiore Sport

“GOLIN E PARË E DHURUAM”/ Trajneri Daja: Ju tregoj mangësinë e Partizanit

Partizani e nisi me humbje sezonin e ri. Në prononcimin pas disfatës në minutat e fundit ndaj Kastriotit, trajneri Ilir Daja u shpreh:

HUMBJA- “E kemi filluar pjesën e parë jo mirë. Kemi pasur ngarkesë dhe probleme me ndërtimin e aksionëve. Kemi pësuar një gol që pothuajse ja kemi dhuruar vetë për shkak të pasimit gabim në mesfushë. Bëmë mirë në pjesën e dytë, barazuam. Në momentin tonë më të mirë, ku ndërhymë për të përforcuar edhe sulmin, morëm një gol. Na vjen keq, duhet të jemi më cinik në këtë start kampionati.

MBROJTJA- Janë vetëm 4 mbrojtësa. Ata që ishin në lojë. Pjesa tjetër janë të përshtatur. Nuk doja t’i ngarkoja emocionalisht. Mendojmë që të ndryshojmë diçka sipër. Në fund fare po të shohësh aksionet e kundërshtarit mund të jenë 2 ose 3 dhe na shënuan 2 gola. Filluam të luanim me topa të gjatë, kur hapësirat nuk ishin në dispozicion. Nuk funksionuan ekranet para mbrojtës.

PARTIZANI I LIMITUAR NË CILËSI- Si strategji e kishim për të ndërhyrë në merkato dhe i kishim gati lojtarët. Ajo nuk është në dorën time personale. E gjeta me merkato të mbyllur. Do të vazhdojmë me këta që kemi. Mangësia qëndron te numri i lojtarëve mbrojtës.

NGA SE JE I KËNAQUR – Nuk kam qejf që ekipi të reagojë mbas pësimit të golit. Në pjesën e dytë patëm më shumë dëshirë dhe lirshmëri. Nuk kishim manovër të kristalizuar dhe të mirë. Jam i kënaqur që lojtarët me eksperiencë reaguan. Isha i kënaqur me reagimin, nga një pjesë e parë jo e mirë, te një pjesë e parë e dominuar. Për një ekip si Partizanin, kjo nuk është mjaftueshëm.

NDESHJA E RADHËS- Lojtarët më cilësorë sot ishin në fushë. Kemi mundësinë që në pjesën sipër edhe mund të ndërhyjmë, po do të shikojmë strategjinë që do të ndjekim ndaj Kukësit”, u shpreh Daja për “Gol pas Goli”.

Related posts

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkëndija e Tetovës nis arratinë në renditje, Shkupi ndalon ndaj Vardarit

Delo.autor

“KA KUFIJ QË NUK DUHEN KAPËRCYER”/ Hënes e ka me Barcelonën: Bëjnë rrush e kumbulla paratë e bankave

Delo.autor

E KRYER/ La pas Levandovskin e Haland, Çelsi transferon lojtarin më të mirë të Bundesligës për sezonin e shkuar

F.autor

Leave a Comment