Futboll Seria A Sport

“HUMBA KTHJELLTËSINË NGA LODHJA”/ Ibrahimovic: Penalltitë do t‘ia “dhuroj”… Kessie

Përsëri është ai njeriu i Milanit. Zlatan Ibrahimoviç bëri gjithçka mbrëmë duke prekur të gjitha fazat e jetës së një sulmuesi brenda 90 minutash. Penallti e humbur, shtyllë dhe një gol në shtesë, por suedezi doli i pakënaqur nga fusha siç e konfirmoi edhe për mediat pas takimit.

NDESHJA – “Kishim disa raste dhe unë gabova një penallti. “Një barazim i tillë nuk ishte diçka e mirë. 11-m e radhës mbase ia lë Kesit. Së bashku me mua gabuam shumë, por duhet të shohim përpara. Rëndësi ka të mos dalim nga fusha të humbur e të mos humbasim besimin.

MËRZIA – “Kur nevrikosem e kam me veten siç ndodhi ndaj Lilës. Kur lodhja të prek, atëherë del nga vetja. Po luajmë shumë ndeshje në pak ditë e ndalesa e kombëtareve është diçka e mirë. Edhe sot më mungoi kthjelltësia. M’u duk sikur nuk isha në fushë.

“ ROTACIONI – “Jam profesionist dhe luaj kur duhet ta bëj, por çdo tre ditë bëhet pak e ndërlikuar për këdo. Gjithsesi, jam me fat që mund të luaj dhe ndihem i gëzuar për këtë sepse pas dëmtimit u tremba pak.”

SYNIMET – “E përmenda kombëtaren për t’i acaruar. Sa për synimet, ato nevojiten përpara dhe gjatë sezonit sepse në fushë nuk zbresim thjesht për të luajtur futboll. Ky është mentaliteti im të paktën. Për titullin llogaritë bëhen në fund kur dallohet se kush është më mirë fizikisht.”

TOPI I ARTË – “Nuk më shqetëson fakti që nuk e kam fituar ‘Topin e Artë’. Do ishte bukur ta kisha, por nuk më ndihmon të ndjehem më i fortë. Unë luaj në maksimum për të ndihmuar shokët e mi. Me mua edhe Seria A është më konkurruese.

REKORDET – “Nuk jetoj për rekord, por është bukur të shënosh. Tani ndihem pak i lodhur e siç thashë, pushimi i kombëtareve vjen në momentin e duhur. Mendoj se do të na bëjë mirë.”

RONALDO – “Më i fortë unë apo Ronaldo? Vendos vetë!”

Related posts

BAYERN MUNICH-CHELSEA/ Coutinho me prekje “MAGJIKE”, Tolisso nuk gabon (VIDEO)

Delo.autor

PO ÇMEND MILANISTËT/ Evra: Tani bota e njeh futbollin falë tyre (VIDEO)

Isa.Autor

Hertha-Dortmund, ndeshja hapëse e javës së 19 të Bundesliga-s

Q.Autor

Leave a Comment