Futboll Seria A Sport

“TITULLI PËR MILAN DO TË ISHTE FANTASTIKE”/ Maldini: Ibra i njëjti si para 14 viteve, do vetëm fitore

Merkato, rinovime, por jo vetëm. Paolo Maldini kërkon përqendrim nga skuadra e cila nuk duhet të hutohet nga fjala titull që po përmendet gjithmonë e më shumë rreth ambientit kuqezi. Drejtori ka dhënë një intervistë për rrjetin “DAZN” ku ka analizuar disa tematika të momentit. |

Çfarë po ndodh me rinvoimet e kontratave?
Më në fund do të kemi disa ditë pa impenjime për ekipin, por nuk mund të them me saktësi nëse do të ndodhë diçka.

Si e keni parë Ibrën këto ditë pasi kur u zëvendësua ndaj Lilës sikur turfulloi?
Ai i tillë është sepse i tillë ka qenë. Si 25 vjeç si 39, motivimet i ka njësoj. Edhe që të mërzitet ndonjëherë është e pranueshme sepse dëshiron të shënojë e të fitojë ndeshjen.

Ka zëra se do të kërkoni Lovaton e Veronës. Na e konfirmoni?
Është një lojtar shumë interesant dhe ka një strukturë të rëndësishme. Lojtarë të tillë mbikëqyren nga të gjithë, por jo nga ne për fat të keq. Romanjoli e Kalabria, dy anë të së njëjtës medalje. Alesio qëndroi për shumë kohë jashtë e forma mezi arrihet në të tilla situata ndaj nuk mund të ankohemi, aq më tepër që edhe Muzakio nuk është ende gati. Sa për Kalabrian, e kemi konsideruar gjithmonë si shumë të rëndësishëm, por vjet vuajti në disa aspekte.

A duhet të besojë ky Milan te titulli?
Nuk është se do të më vijë keq në fund të sezonit nëse nuk fitojmë kampionatin, por do të mërzitesha shumë nëse vërej se nuk jepet maksimumi. Titulli do të ishte diçka fantastike për ne dhe jo vetëm për mua.

Related posts

“KAM PARË SHUM GJËRA POZITIVE TEK EDY REJA”/ Flet ish-kapiteni Agolli: Me De Biasin takohemi dhe flasim për…

Delo.autor

Napoli në kërkim të portiertit, pëlqehen Rui Patricio dhe Areola

Sadik.Autor

Video/ Gallatasaraji në festë, fiton derbin kundër Beshiktashit dhe mendon…

Sadik.Autor

Leave a Comment