Futboll Seria A Sport

I JEP ULTIMATUM “BOMBERIT” MILIK/ Ish-sulmuesi i Juventus: Largohu nga Napoli që të shkosh në Europian

Presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Zbignie Boniek gjatë një interviste në një media vendase, ai ka folur për të ardhmen e bomberit të Napolit Arkadius Milik i cili ndodhet jashtë planeve të trajnerit Gatuzo, dhe ndodhet jashtë skuadrës pas vendimit të teknikut italian për të mos e përfshirë në listat e kompeticioneve ku skuadra napoletane angazhohet:

Problemi i formës fizike – ʺA është e mundur të mos aktivizohesh për një vit dhe të jesh në formë për kampionatin europian? Është totalisht e pamundur. Unë nuk kam njohur kurrë një lojtar gjatë gjithë karrierës profesioniste që të mos jetë aktivizuar në asnjë ndeshje për një vit kalendarik dhe më pas të jetë në formën optimale për kompeticionet europiane. Për këtë shpresoj se Milik të fillojë të aktivizohet në ndeshje.ʺ

Jashtë skuadrës – ʺDe Laurentis dhe Gatuzo kanë përjashtuar Milik? Nuk dëshiroj të ndërhyj në punët që nuk janë të miat. Në disa lajme lexoj se çfarë mendojnë në Napoli për këtë argument: i kanë ofruar shumë para, e kanë kuruar pas disa dëmtimeve të rëndë që ka pësuar, dhe që duan të rikuperojnë diçka duke parë që kontrata nuk është zgjatur më.ʺ

Ndryshim ambienti – ʺBesoj se duke parë këtë gjendje nuk ka më dyshime: duhet të ndryshoj klub sa më shpejt të jetë e mundur. Pa u aktivizuar nuk grumbullohet nga kombëtarja polake? E ripërsëris, nuk arrij dot të imagjinoj një futbollist i cili nuk ka asnjë aktivizim me skuadrën e tij për një sezon futbollistik. Ai është një lojtar i madh, por duhet të luajë, sepse më pas do të ndodhin ato gjëra që unë deklarova. Grumbullimi nuk do të ishte më i nevojshëm.ʺ, përfundon fjalën e tij ish-sulmuesi i Juventusit dhe Romës, Boniek.

Related posts

Luca Modric elozhe për Mandzukic para finales së madhe kundër Francës

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja kualifikuese Europa League Beer Sheva-Laçi, starton pjesa e dytë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Gattuso pranon diferencat: Juve superiore, kemi përgatitur kurthet tona

Sadik.Autor

Leave a Comment