Futboll Seria A

Oferta nga Anglia për Jorginhon e Napolit, vlen 40 milionë euro

 Oferta nga Anglia për Jorginhon, vlen 40 milionë euro
Jorginho nuk e ka fshehur kurrë dëshirën dhe admirimin për kampionatin anglez. Mesfushori italo-brazilian është një nga lojtarët më të rëndësishëm për Sarrin te Napoli, por për të kanë ardhur oferta të rëndësishme nga Premier League. Mësohet se menaxheri i 26-vjeçarit ka biseduar me 3 klube të rëndësishme angleze dhe në verë do të jetë një ofensivë totale për shërbimet e mesfushorit, i cili vlen të paktën 40 milionë euro.
Jorginho luan sezonin e tij të pestë me napolitanët, por vetëm në kampionatin aktual kamuduir ta gjejë dy herë rrugën e rrjetës, në sukseset 0-1 me Udinesen dhe 4-1 me Lazion.

Related posts

Largimi nga Alaves, De Biasi flet për rikthimin në Serie A

Q.Autor

Juventus-Ozil, rroga e gjermanit mban peng transferimin

Q.Autor

“KAM ARRITUR NJË MARRËVESHJE ME INTER”/ Mesfushori Calhanoglu: Po udhëtoj drejt Milanos për…

Delo.autor

Leave a Comment