Futboll Seria A Sport

“I NJOH AFTËSITË DHE DEFEKTET E SKUADRËS”/ Conte: Shpresoj të ketë ekuilibër në kampionat

Në prag të ndeshjes vendimtare për fatin e ecurisë e kampionatit Antonio Konte shfaqet në konferencën për shtyp në vigjilje në sfidën ndaj Torinos. Tekniku zikaltër është shprehur se duhet rikuperuar terren ndaj rivalëve:

Gjendja e lojtarëve – ʺVijmë në këtë sfidë me tre lojtarë pozitiv me COVID-19, por të gjithë të tjerët janë në dispozicion, përveç Pinamontit i cili është i dëmtuar, pavarësisht se ka lojtarë që kanë luajtur 90 minuta me kombëtaret e tyre dhe disa më pak.ʺ

Turi i forcës – ʺSituata është e vështirë, por jo vetëm për Interin. Është për të gjithë ata që luajnë në kompeticionet europiane dhe vështirësia rritet, sepse luan lojëra impenjative. Kjo situatë është që në fillimin e sezonit dhe do të jetë deri për Krishtlindje. Duhet të përballojmë situatën më të mirë të mundshmen, shpresojmë që edhe fati të jetë me ne edhe për situatën e dëmtimeve dhe lodhjes.ʺ

Eriksen – ʺPërsa i përket gjuhës italiane unë nuk e dij nëse është në dijeni. Unë them vetëm se zgjedhjet i bëj vetëm për të mirën e Interit. Eriksen luan mirë me të dyja këmbët dhe më pëlqen. Ky është një gjykim i trajnerit, më pas të tjerët japin gjykime të kota, unë them se trajneri është më i rëndësishëm se gjithë të tjerët.ʺ

Inter me lojtar kompetitiv – ʺUnë mendoj që duhet vetëm të punojmë. I njohim aftësitë dhe defektet tona. Për lojtarët kompetitiv jam krenar sepse për gjatë një viti jemi konsideruar kompetitiv dhe ndaj skuadrave që vijnë nga një dominim absolut në Itali.ʺ

Ekuilibri i kampionatit – ʺShpresoj të jetë kështu deri në fund, më shumë ekuilibër për titullin kampion dhe zonën Champions ku më shumë do të bëjnë diferencën puna, organizimi dhe mentaliteti fitues. Në vitet paraardhëse nuk ka patur kaq ekuilibër.ʺ

Related posts

GATI TË “ÇMENDEN” TIFOZËT/ Njihuni me me “blerjen” e fundit të Milanit

Isa.Autor

Milan “pushton” Deportivon, një tjetër kuqezi pas Seedorf

Q.Autor

FITORJA NDAJ WATFORDIT/ Sarri nuk përmbahet: Është yll i madh, krahasohet me…

Delo.autor

Leave a Comment