Futboll Sport

KLASIFIKIMI/ Nga Xhaka tek Xherdan Shaqiri, ja sa paguhen yjet kosovarë… (FOTO)

Ndërsa flasim për rrogat e futbollistëve, nuk mund të mos jemi kuriozë për yje si Granit Xhaka, Shaqiri apo Rrahmani që luajnë në ekipe të mëdha në Europë.

E nisim me Granit Xhakën që përfiton një shumë prej 100 mijë paundësh në javë që shkon në 5.2 mln paund në vit. Mesfushori ka firmosur një kontratë me Arsenalin deri në qershor të vitit 2024.

Pas tij vjen Xherdan Shaqiri, i cili është aktivizuar më parë edhe me ekipe si Liverpul, Bajerni apo Interi, por tani te Lioni paguhet me një shumë prej 3.38 mln paundësh në vit. Kontrata i mbaron në qershor 2024.

Më poshtë vijojmë me Vedat Muriqin e Lacios që përfiton 2.7 mln paund në vit përkundrejt 2.49 të mbrojtësit të Napolit, Amir Rrahmani.

Ndërsa sulmuesi që luan në Premier Ligë te Noruiçi merr 34 mijë paund në javë, teksa 1.76 mln paund si rrogë vjetore.

Related posts

EDI REJA MERR LAJMIN E MIRË/ Dëmtohet ylli i Anglisë, mund të humbasë ndeshjen me Shqipërinë

Delo.autor

Wenger gjithnjë e më larg Europës, ofertë nga përfaqësuesja aziatike

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Barcelona kërkon sulmues, agjenti Mendes i ofron lojtarin e Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment