Futboll Premier League Sport

IRONIZON REAL MADRID PAS GOLIT TË GARETH BALE/ Mourinho: Do ta shikoj çfarë shkruajnë për uellsianin

Goli i parë i Garet Bejlit në debutimin e dytë me fanellën e Totenhemit, i dhuroi tri pikët skuadrës së tij ndaj Brajtonit të dielën, fitore që e ngjiti skuadrën e Zhoze Murinjos në vend të dytë në Premier Ligë.

Trajneri portugez nuk e kurseu edhe ironinë me ish-klubin e tij dhe të uellsianit, Realin e Madridit, që nuk e donte më sulmuesin. “Jam shumë i kënaqur me Bejlin, veçanërisht sepse ai e meriton atë.

Kur të gjej pesë minuta kohë, do të kontrolloj në internet se çfarë shkruajnë në Madrid për të. Ai e di që ne kujdesemi për të dhe ai kujdeset për ne, skuadrën, klubin. Ai është perfekt, shumë i qetë dhe inteligjent, por nuk i ka ende 90 minuta në këmbë”.

Related posts

RASTËSI APO PRESION I EKIPEVE? “EURO 2020” quajeni Kampionati Europian i autogolave

Delo.autor

VITET PËR TË JANË THJESHT NUMRA/ Shikoni spektaklin e RONALDOS në 2018-të (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Rafa Benitez tradhton tifozët e Liverpool dhe prezantohet tek ekipi i urryer (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment