Aktualitet Kronikë

ISHTE NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR/ Arrestohet në Vlorë 30-vjeçari për trafik droge e pjesëmarrje në organizatë kriminale

Arrestohet nga Policia një 30-vjeçar në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Operacioni u zhvillua nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

NJOFTIMI I PLOTE
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana dhe Departamentin e Policisë Kriminale, mbrëmjen e djeshme kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

G. K., 30 vjeç, banues në Orikum, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Messinas, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Related posts

TRE KANDIDATË TË KUALIFIKUAR/ KLGJ nis procesin e intervistave për Gjykatën e Lartë

Delo.autor

SULMI ME ARMË NDAJ LOKALIT NË LEZHË/ Gjenden 3 gëzhoja, pistë hetimi veprimtaria e djemve dhe nipërve të Gjovalin Prendit (DETAJET)

Delo.autor

AKSIDENT I RËNDË NË KORÇË/ Përplasen dy makina, drejtuesit dërgohen në spital

Delo.autor

Leave a Comment