Futboll Kategoria Superiore Sport

“KISHIM MUNDËSI TË FITONIM NDESHJEN, POR…”/ Trajneri Cungu: Nuk është tragjedi 1 pikë me Partizanin

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, foli pas barazimit në transfertë ndaj Partizanit. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku shkodran deklaroi:

“Ekipi ishte në gjendje të mirë fizike. Ishim më afër fitores për atë çfarë dhamë. Kundërshtari në fillim na vuri në vështirësi në fillim. Pastaj morëm frenat e lojës në dorë. Kishim mundësi të fitonim, por mund ta humbnim edhe ndeshjen në fund, te rasti i Bardhit.

Kemi pasur problematika gjatë periudhës së fundit, për sa i përket kontingjentit të lojtarëve. Grupi nuk ka qenë i plotë. Janë konsumuar shumë lojtarë. Nuk kishim prezent Deliun. Ekipi tregoi rritëm, shpirt gare dhe luftë. Më pëlqeu në përgjithësi ekipi pavarësisht ndonjë individi. Lojtarët duan kohën e vetë për t’u përshtatur me ekipin me mënyrën e lojës dhe mentalitetin.

Kam qenë i mërzitur pas ndeshjes me Kastriotit. Na u bë si sindromë, edhe në Europë na ndodhi e njëjta gjë në fund. Nuk besoj që ka trajner që ska presion. Duhet të vazhdojmë punën si profesionista.

Kishim ardhur me dëshirën për ta fituar ndeshjen. Ishim ne dominues në pjesën më të madhe të ndeshjes. Duhet të ishim më afër fitores, gjithsesi barazimi rezultat i drejtë. Partizani ka shumë kualitete dhe cilësi. Është ekip i fortë dhe shumë konkurrentë. Nuk është tragjedi një pikë me Partizanin, duke ditur edhe vështirësitë që kemi pasur. I duruar i fituar. Kërkesat janë në rritje, presioni është në rritje. Duhet të kërkojmë diçka me tepër se sezonin e kaluar, por duhet qetësi, për të rikthyer Laçin që dëshirojmë dhe kërkojmë”, u shpreh Cungu.

Related posts

FRIKË PËR “JASHTËTOKËSORIN”/ Avioni i tij privat bën ulje të detyruar në Belgjikë, ja arsyeja

Delo.autor

RACIZMI NDAJ ANGLISË/ Presidenti i Federatës merr vendimin ekstrem

Delo.autor

Janë të huazuar, por në rast se shiten do t’i siguronin Milanit një thesar të çmuar

Sadik.Autor

Leave a Comment