Futboll Gossip Sport

KORONAVIRUSI/ Igli Tare infektohet me Covid-19

Raste të shumta te Lazio ka me Covid-19, por që klubi bardhekaltër nuk i ka bërë emrat publik.

Disa lojtarë janë prekur me Covid-19 gjë që i kanë munguar Lazios në ndeshjet e Serie A dhe Ligës së Kampionëve.

Por i fundit që është prekur nga ky virus është drejtori sportiv i klubit italian, shqiptari Igli Tare.

Ka qenë presidenti i Lazios, Claudio Lotito që ka shpërthyer për La Republica për rastet pozitive tek klubi i tij dhe të tjerët.

Ai ka konfirmuar se edhe drejtori sportiv Igli Tare është pozitiv me Covid-19.

“Edhe Tare është pozitiv. Por në ditët e sotme askush nuk të thotë nëse mund të infektosh të tjerët apo jo”, tha ai, duke mos bërë të qartë nëse drejtuesi shqiptar kishte simptoma apo ishte asimptomatik.

Sipas mediave italiane, edhe Thomas Strakosha është pozitiv ndaj COVID-19, por me ngarkesa minimale virale, aq sa disa tamponë e kanë nxjerrë negativ portierin shqiptar.

Related posts

STATISTIKA/ “Djalli” do kreun, Udinese për kthesën

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ I mjaftojnë 6 mintua lojë, Mbappe ndëshkon Kazakistanin (VIDEO)

Delo.autor

KËRKOHET ME NGULM NGA ATLETICO/ Ja klubi që futet në garë për shërbimet e Hysajt

Delo.autor

Leave a Comment