Futboll Kategoria Superiore Sport

“TEUTA KUNDËRSHTAR I VËSHTIRË”/ Egbo: Presim që për nesër të kemi gati Bathën dhe Torasën

Pas startit pozitiv të kampionatit duke mundur Kukësin, një ndër rivalet kryesore që do ti shkojnë deri në fund titullit kampion, Tirana në javën e dytë do të presë Teutën në stadiumin e Pogradecit ʺGjorgji Kyçykuʺ nesër në orarin e drekës. Egbo del në konferencën për shtyp besim plotë dhe me optimizëm:

Gjendja e ekipit – ʺVijojmë të kemi mungesat e 3-4 lojtarëve që janë të dëmtuar, por presim rikthimin e Bathës dhe Torrasës, që ishin të pezulluar. Të tjerët janë lojtarët që luajtën kundër Kukësit dhe që shpresojmë të jenë rikuperuar plotësisht, pasi vrapuan shumë dhe shpenzuan shumë energji. Megjithatë nesër të shohim kush do të luajë.ʺ

Njohja e përballjes së nesërme – ʺNjësoj si ndaj Kukësit, edhe ndaj Teutës luajmë kundër një kundërshtari që synon titullin kampion dhe do të jetë shumë e vështirë. E kemi vlerësuar maksimalisht dhe do të futemi në fushë për të bërë më të mirën dhe për të marrë fitoren.ʺ

Titulli kampion – ʺFitorja 2-0 ndaj Kukësit ishte një shenjë apo një sinjal i mirë që dha ekipi në fushë, ndonëse me shumë mungesa. Treguam personalitet dhe tani duhet të vijojmë ashtu, për të synuar sërish triumfin në kampionat.ʺ

Stadiumi dhe paraqitja e skuadrës – ʺTani është koha për mbjelljen e fushave dhe do të shohim kur do të jetë gati stadiumi ynë. Tani për tani do të shfrytëzojmë opsionet që kemi, por rëndësi ka që ne të shkojmë e të japim maksimumin në çdo fushë ku luajmë.ʺ

Qetësia e Egbos dhe Tiranës – ʺLojtarët që kam në këtë ekip, kanë shumë mundësi të tregojnë se janë nga më të mirët në kampionat. Kemi bërë paraqitje dinjitoze në Europë dhe kemi pësuar rritje në mentalitet e personalitet dhe strategji të lojës. Kemi lojtarë të rinj, por edhe elementë të akademisë, duke krijuar një miksim të mirë me ata me eksperiencë, ndaj do të luajnë ata që janë në maksimum.ʺ

Related posts

I IZOLUAR PREJ KORONAVIRUSIT/ Foto Strakosha: I vetmi moment që nuk zihemi me Tomas është kur ai bën stërvitje

Delo.autor

I KUSHTOI GATI 90 MILIONË EURO BARCELONA-S/ Babai i Frenkie de Jong reagon: Klubi nuk ka para, por…

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Manchester United – Chelsea (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment