Formula 1 Sport

FITOI TITULLIN E 7-TË KAMPION BOTE NË FORMULA 1/ Piloti Hamilton: Thonin që zezakët nuk fitojnë, nuk ndalem këtu

Lewis Hamilton shkroi historinë e Formula 1, duke fituar titullin e 7-të kampioln bote dhe barazuar rekordin e Michael Schumacher. Piloti me ngjyrë britanik shprehet se për të nuk ka qenë e lehtë të garonte në këtë sport dhe arrinte deri këtu për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij.

“Kam luftuar gjithnjë edhe kundër paragjykimeve, që kur isha fëmijë, pasi gjithnjë thonin se zezakët nuk mund të fitojnë. Kjo është arsyeja që unë jam shumë aktiv jashtë pistës, në betejat për të drejtat humane, të barazisë  dhe në mbështetje të njerëzve me ngjyrë”, tha Hamilton.

“Kur kam qenë fëmijë ëndërroja të paktën të garoja, nuk e imagjinoja që do të arrija deri këtu. Gëzohesha kur shihja Schumacher që fitonte një garë dhe të arrija deri në Formula 1 ishte objektivi im kryesor. Tani kam 7 tituj kampionë, i kam merituar, por nuk ndalem këtu. Kam mundësi për më shumë”, tha Hamilton.

Related posts

Lazio apo Inter në Ligën e Kampionëve? Di Francesco: Lazio e meriton Championsin!

Sadik.Autor

SHKËMBIMI I BUJSHËM ICARDI-BENZEMA/ Ylli i Realit: Ai është 9-shi më i mirë në botë…

Delo.autor

Solskjaer: U përpoqëm por u mposhtëm nga skuadra më e mirë

Delo.autor

Leave a Comment