Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Miqësore: Mbyllet ndeshja Shqipëri-Kosovë. Rezultati 2-1

Do të startojë në orën 16:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, vëllazërorja mes Shqipërisë dhe Kosovës. Një përballje speciale, që do t’u shërbejë të dy trajnerëve për sfidat e Ligës së Kombeve, që do të zhvillohen në ditët në vijim. Për shumëkënd nga ana e kuqezinjve, kjo përballje sjell në memorie humbjen 3-0 të pësuar përballë Kosovës në periudhën kur trajner ishte Panuçi. Me të cilin, pas kësaj disfate nisi të shkërmoqet i gjithë projekti dhe ajo çka donte të ndërtonte me Shqipërinë.

Italiani Edi Reja duhet t’i bëjë mirë llogaritë për të menaxhuar grupin dhe për të marrë më të mirën nga lojtarët e rinj, të cilët nuk kanë pasur shumë minutazh në ndeshjet e kaluara. Doka, Çepele dhe Hoxhallari, janë 3 futbollistët e rinj që aktivizohen për herë të parë si titullarë me fanellën e Kombëtares.

Për sa i përket “Dardanëve”, ata do të drejtohen nga zv.trajneri Muharrem Saiti, për shkak se Bernard Shaland rezultoi ditën e sotme pozitiv me Koronavirus. Kosova ka aktivizuar nga minuta e parë, një numër të konsiderueshëm titullarësh si portieri Muriç, mbrojtësit, Hadërgjonaj, Rrahmani, Aliti, si dhe mesfushorët, Shala, Kryeziu dhe Celina. Ndërkohë që maja e sulmit i është besuar bomberit Muriqi, i cili u rikthye në përfaqësuese pas një mungese afro 1 vjeçare.

 

LIVE: SHQIPËRI – KOSOVË 2-1

Balaj 31′, Uzuni 64′ / Muriqi 85′

KOMENTI LIVE: 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

85′ GOOL KOSOVA 2-1/ Vedat Muriqi tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke ngushtur shifrat dhe duke rihapur sfidën. 

83’ Muriqi fiton 11-metërsh, pas një dueli brenda zonës me të riun Çepelen, për gjyqtarin nuk ka dyshime, kemi të bëjmë me penallti!

71’ Goditje dënimi për Kosovën pranë zonës, përsëri Hoxha nuk gabon me largimin e topit të harkuar në qendër.

65′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet nga fusha njeriu asist i golit të dytë, Lindon Selahi, vendin e tij e merr Sherif Kallaku.

64′ GOOL SHQIPËRIA 2-0/ Kundërsulm mjaft i bukur i kuqezinjve. Selahi shërben për Uzunin, i cili gjuan saktë duke dyfishuar shifrat dhe duke mos falur brenda zonës.

62′ Tjetër harkim i rrezikshëm i Zhegrovës drejt zonës, por largon Veseli në goditje nga këndi.

58’ Shala harkon rrezikshëm për Muriqin i cili gjuan me kokë para Hoxhës, por jashtë kuadratit. Anësori sinjalizon pozicion jashtë loje.

53′ Zhegrova provon me një gjuajtje të rrezikshme drejt portës, grushton aty portieri Alban Hoxha.

51′ Minuta të mira për Kosovën që ushtron presion në zonën e kuqezinjve. “Dardanët” në kërkim të golit të barazimit. Vendimtar Alban Hoxha.

46′ Katër zëvendësime edhe te Kosova. Largohen Kryeziu, Kastrati, Bernard Berisha dhe Celini. Në lojë, Rashkaj, Hasani, Rashani dhe Zhegrova.

46′ Starton pjesa e dytë. Reja hedh në fushë, Alban Hoxhën, Veselin, Hysajn dhe Rei Manajn. Nga fusha e lojës largohen Berisha, Seferi, Hoxhallari dhe Balaj.

Mbyllet pjesa e parë! 

43′ Pranë golit të barazimit Kosova me Muriqin, pas një harkimi nga e djathta, por Etrit Berisha lexon diçka, duke grushtuar dhe duke fituar një faull në sulm.

38’ Kastrati në të djathtë arrin të shkëputet nga Hoxhallari dhe nis një harkim interesant në zonë, Ismajli është i kujdesshëm dhe largon topin me kokë.

31′ GOOL SHQIPËRI 1-0/ Zhbllokohet vëllazërorja. Pas një aksioni fantastik, Uzuni depërton bukur dhe shërben saktë nga e majta për Balajn brenda zonës, që nuk fal, duke shtyrë topin drejt rrjetës. 

27′ Mundësi ideale për Shqipërinë, Uzuni shpërdoron një rast të artë, pas asistit të Dokës.

25′ Celina nuk përfiton nga gabimi i Hoxhallarit, gjuajtja e tij bllokohet nga Çepele, i cili duket pozicional në këto minuta të para.

23′ Mundësi e artë e shpërdoruar nga Shqipëria, pas një aksioni të rrjedhshëm. Selahi gabon në momentin e fundit, duhe e nxjerrë topin në rivënie anësore.

22’ Kastrati harkon nga e djathta për Muriqin, Çepele ndërhyn dhe largon rrezikun para se topi të shkojë te sulmuesi.

18’ Ende asnjë gjuajtje në portë deri tani, Kosova bën pressing dhe i afrohet zonës, por nuk arrin të godasë drejt kuadratit të Berishës.

13′ Goditje dënimi për Shqipërinë nga e djathta. Harkon Uzuni drejt zonës, por topi është i gabuar dhe nuk kontrollohet nga askush.

8′ Ende asnjë tentativë e rrezikshme në portat respektive, Shqipëria fiton disi terren duke avancuar drejt gjysmëfushës së Kosovës.

4′ Harkim nga krahu i majtë për Balajn, por sulmuesi nuk arrin ta devijojë dot dopin.

2′ “Dardanët” më kërkues në këtë start të sfidës, duke ushtruar presion në gjysmëfushën e kuqezinjve.

1′ Ka startuar vëllazërorja në “Elbasan Arena”

Related posts

GOLI I KUALIFIKIMIT NË “FRYMËN” E FUNDIT/ Ish-lojtari i Tottenham “shpërthen” në festë, gati sa nuk… (VIDEO)

Delo.autor

SHËNOI NË NDESHJEN MË TË ÇUDITSHME TË HISTORISË/ Bruno Fernandes befason me fjalët e tij: Ne nuk jemi aq…

Delo.autor

TIFOZËT E INTER NË DELIR/ Lukaku shënon golin e parë me fanellën “zikaltër”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment