Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Zvicër-Spanjë. Rezultati 1-1

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë startuar nga fillimi në ndeshjen e Zvicrës kundër Spanjës që është duke u zhvilluar sonte në St Jakob Park të Zvicrës

Zvicra-Spanja do të jetë njëra prej ndeshjeve më interesante sonte në kuadër të Grupit 4 të Ligës A te Kombeve. Zvicra do të kërkojë fitoren si mënyrë të vetme që të mbes ende në Ligën A të Kombeve derisa Spanja për momentin është lidere e Grupit me vetëm një pikë më shumë se Gjermania, e cila luan kundër Ukrainës sonte.

Nga minuta e parë për Zvicrën sonte ka startuar Xherdan Shaqiri kurse shiritin e kapitenit edhe në këtë ndeshje pritet që ta mban, mesfushori i Arsenalit, kosovari Granit Xhaka. Zvicra ka startuar me sistem 4-4-1-1. Në anën tjetër, Spanja, që ka për trajner ish trajnerin e Barcelonës Luis Enrique ka startuar me sistem 4-2-3-1 me Oyarzabal përpara e që pas tij janë të rreshtuar Olmo, Fabian Ruiz dhe Ferran Torres.

 

LIVE/ Zvicër – Spanjë 1-1

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 89/ Spanja barazon shifrat me golin e shënuar nga Gerard Moreno.

Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 26/ Zvicra kalon në avantazh me golin e shënuar nga Remo Freuler.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

KA FITUAR 2 HERË NË FINALE/ Zbuloni përballjet e Barcelonës me Mançester Junajtid

F.autor

Serena Williams: Familja mbi të gjitha, ndaj humbja nuk më tremb më

Isa.Autor

FITORJA ME “MANITA” NDAJ AUSTRISË/ Alban Bushi: Ajo që bënë lojtarët ishte e pabesueshme, Kombëtarja A e ka…

Delo.autor

Leave a Comment