Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Napoli-Milan në “San Paolo”. Rezultati 1-3

Ka startuar në orën 20:45, në stadiumin “San Paolo” supersfida mes Napolit dhe Milanit e vlefshme për javën e 8-të të Serisë A.

Vendasit e Xhenaro Gatuzos, vijnë në këtë përballje pas triumfit në transfertë ndaj Bolonjës me rezultatin 0-1, ndërkohë që Milani u ndal në barazim 2-2 nga Verona në javën e 7-të të kampionatit.

Napolitanët nuk do të kenë në dispozicion ndeshjen e sotme 2 futbollistët shqiptare, Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani, si dhe sulmuesin kryesor Osimhene. Ndërkohë në krahun tjetër, e vetmja mungesë për Milanin do të jetë Leao, për sa i përket futbollistëve. Mos harrojmë që në këtë përballje kuqezinjtë do të drejtohen nga Bonera, pasi Pioli dhe ndihmësi i tij kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

 

LIVE/ Napoli – Milan 1-3

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 90+5/ Milan shënon golin e tretë falë Jens Hauge.

MINUTA 63/ Napoli ngushton shifrat me golin e shënuar nga Dries Mertens.

MINUTA 54/ Milan dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Zlatan Ibrahimovic.

Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 20/ Milan kalon në avantazh me golin e shënuar nga Zlatan Ibrahimovic.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

VAZHDON ME SERINË E FITOREVE RADHAZI/ Manchester City mposht Tottenham, askush si Gundogan në 26 vitet e fundit

Delo.autor

KONFIRMON TRAJNERI NORVEGJEZ/ Solskjaer: Pas një dekade ky lojtar largohet nga “Djajtë e Kuq”

Delo.autor

KURTHE DHE RREZIQE/ Kalendari “gjyqtari” i vërtetë i kampionatit. Interi e ka më të lehtë, vuajtje për Napolin e Milanin

F.autor

Leave a Comment