Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kastrioti-Partizani. Rezultati 2-1

Kastrioti e Partizani e nisin kampionatin përballë njëri-tjetrit, në ndeshjen e cila ka startuar në orën 13:45, në stadiumin e Kamzës. Pritet një ndeshje e luftuar nga atë dyja ekipet, që do të kërkojnë të marrin maksimumin. Partizani që këtë sezon do të drejtohet nga trajneri Ilir Daja, do të kërkojë vetëm fitoren ditën e sotme, për ta nisur kampionatin me këmbën e duhur, ndërsa te Kastrioti do ishin të lumtur edhe me një barazim, teksa kjo u konfirmua edhe nga vetë trajneri i krutanëve, Ramazan Ndreu, i cili tha një ditë më parë se do ishin të lumtur edhe me një pikë.

Të dyja skuadrat e nisin përballë njëra-tjetrës kampionatin edhe në sezonin 2013-2014, ku Kastrioti priti në shtëpi Partizanin, në ndeshjen që krutanët e fituan me rezultatin 2-0 në Krujë. Të kuqtë dominojnë bindshëm në statistika, ku në 18 përballje mes dy ekipeve të luajtura në dy dekadat e fundit, Partizani ka fituar 14 ndeshje, ka barazuar 3 dhe ka humbur vetëm një.

Kastrioti nuk fiton ndaj Partizanit që nga 29 maji i 2009-ës, takim i cili vendosi zbritjen e të kuqve në Kategorinë e Parë.

LIVE| Kastrioti-Partizani 2-1

Da Silva 19’/ Asani 65′

KOMENTI LIVE:

87’ GOOOOOOL KASTRIOTI 2-1! Ermir Rezi shënon një supergol nga jashtë zone, duke lëshuar një predhë dhe topi që ndalet në fundin e rrjetës. Një supergol për të kaluar krutanët në avantazh.

80’ Pranë golit Kastrioti me Okubugu, i cili pranë portës, ia del ta lëshojë një gjujatje të bukur, por topi shkon mbi traun e portës.

78’ Zëvendësime te të dyja skuadrat, për Kastriotin largohet nga fusha e lojës Mehmeti për ti lënë vendin Silvester Shkallës, nga ana tjetër, Daja largon nga fusha Brojën dhe inkuadron Melon.

69′ Zëvendësim te Partizani! Daja freskon repartin e sulmit, duke larguar nga fusha e lojës Solomon, për të inkuadruar në vendin e tij, Tedo Carën.

65’ GOOOOOOL PARTIZANI 1-1! Jasir Asani barazon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, pas një 11-metërshi të fituar vetë në krahun e majtë.

54’ Pranë goli të barazimit Partizani me Bitrin, ui cili pas një krosimi të marrë nga Mala gjuan fortë me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën e mbrojtur nga portieri Isli Hidi.

50’ Zëvendësimi i parë te Kastrioti. Largohet nga fusha e lojës Moraes, për t’i lënë vendin Bashës.

46’ Çfarë rasti për Partizanin! Idrizaj dërgon një krosim në zonë, topi shkon te Bardhi i cili ia lë Brojës, me këtë të fundit që tenton me një gjuajtje drejt portës, por Çela ndal gjithçka dhe topi shkon në goditje këndi.

Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

44’ Rrezikon Partizani, me Asanin, që pas një pasimi të marrë nga Bardhi, gjuan me të djathtën, pro Hidi bllokon gjithçka dhe e dërgon topin në rivënie fundore.

33’ Krosimi rrezikshëm i Jasir Asanit nga goditja e dënimit, por Hidi është i vëmendshëm dhe largon topin.

31’ Tenton skuadra e Dajës të gjejë golin e barazimit, por pa sukses. Kastrioti është vendosur shumë mirë në mbrojtje.

19’ GOOOOOOL KASTRIOTI 1-0. Gabim i pafalshëm i Belicës në mesfushë, ku përfiton Da Silva, i cili niset i vetëm drejt portës së Partizanit dhe pasi kalon Hoxhën e dërgon topin në rrjetë.

17’ Pranë golit Kastrioti, që ndalet te shtylla. Rezi kalon Hakajn në krahun e majtë dhe dërgon një top në zonë, Hoxha i pasuigurtë me daljen e tij, me Da Silvan që gjuan me kokë por topi ndalet në shtyllë.

13’ Tjetër rast i shkëlqyer për Solomon, i cili merr një pasim perfekt nga Bardhi dhe i vetëm me portierin Hidi, nuk ia del ta dërgojë topin në rrjetë, me portierin që mbyll gjithçka.

8’ Aksion shumë i bukur i Partizanit, me Malën që pason në mënyrë të përkryer për Solomon në zonë, por ky i fundit ndalet nga Çela, që e dërgon topin në këndore.

1′ Menjëherë rrezikshëm Partizani me Malën, që futet bukur në zonë, por topi largohet në momentin e fundit.

Starton sfida!

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Messi zhbllokon sfidën ndaj Cadiz dhe kalon CR7 në rekordin historik të La Liga (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Man City – Tottenham, Lucas Moura barazon gjithçka (VIDEO)

F.autor

“Maska e Zorro-s” në Stamford Bridge ka bërë xhiron e botës

Sadik.Autor

Leave a Comment