Futboll Shqipëri Sport

SINJALE EDHE PËR GREZDËN/ Shpërthen Xherard: Nuk u besoj më të rinjve

Stiven Xherard ka shpërthyer sot në akuza mjaft të rënda ndaj lojtarëve të tij te Rejnxhërs, duke folur sidomos për futbollistët e rinj që kishin kërkuar më shumë shanse në skuadër, por kishin ofruar pak në fushën e lojës në barazimin 1-1 me Dandi. Ai kishte bërë 6 zëvendësime në formacionin titullar, duke aktivizuar mes të rinjve edhe Eros Grezdën, por pas ndeshjes ka deklaruar se ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja që ka parë në fushë.

“Nuk do të ndodhë përsëri. Njerëzit të trokasin në derë, tundin kokën kur nuk janë në skuadër, mbeten të zhgënjyer. Por nuk ka gjë, ky është futbolli. Por kur të jepet shansi, trego veten, më dhuro një paraqitje, më krijo një problem apo një dhimbje koke. Mendoj se është e thjeshtë dhe e qartë për mua tani. Tani e di se cilët janë lojtarët tek të cilët do të kem besim dhe sot e kuptuam se nuk jem të mirë mjaftueshëm sa për të bërë 5-6 ndërrime.

Kjo do ta bëjë punën time më të lehtë në vijim, pasi kështu do të trokasin më pak në portën time. Edhe lojtarët duhet të jenë të sinqertë me veten dhe të shohin përsëri paraqitjen e tyre, nuk mendoj se kanë më argumente që t’i mbështetin. I mirëpres trokitjet në derë pasi unë tani kam provat të tregoj se pse ata nuk do të jenë pjesë e skuadrës në të ardhmen”, ishte sulmi i ashpër i Xherards.

Trajneri nuk dha emra, por për mediat në Skoci, dukej e qartë se këto fjalë i referoheshin emrave të rinj të cilët luajtën sot por nuk bënë dot diferencën ndaj një skuadre e cila luajti me 10 lojtarë që në minutën e 20. Një prej tyre ishte edhe Grezda, i cili luajti 90 minuta.

Related posts

KARTONI PRO “LOS BLANCOS” NDAJ ATALANTËS/ Ja pse tradhtohet arbitri. Mendi ishte në zonën DOGSO, por… (FOTO)

Delo.autor

DY LEGJENDA NË HISTORINË E KLUBEVE TË TYRE/ Ramos-Messi, kapitulli i 41-të në “El Clasico” (GRAFIKA)

Delo.autor

Po shkëlqen në KROACI/ Kastrati: NUK dua KOSOVËN dhe SHQIPËRINË sepse…

Isa.Autor

Leave a Comment