Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Marrëveshja Ramos-Real Madrid, Ja kushtet për firmën e kapitenit…

Serxho Ramos dhe Reali i Madridit nuk kanë ndërmend që të ndërpresin bashkëpunimin e tyre dhe shumë shpejt do të vijë rinovimi i kontratës së tij.

Mediat në Spanjë raportojnë se mbrojtësi dhe Florentino Perez janë në bisedime të vazhdueshme dhe të përditshme. Interesant është fakti që Ramos nuk ka zgjedhur një menaxher apo ndërmjetës për të arritur marrëveshjen për kontratën. Perez dhe Ramos kanë një raport të shkëlqyer me njëritjetrin dhe me siguri do të vendosin për rinovimin.

Reali është i gatshëm që të pranojë kushtet që ka Serxho Ramos për të firmosur për 2 vite dhe opsion për vitin e tretë. Pak më parë, Reali nuk donte të rinovonte për 2 vite, por tani ka pranuar kushtin e kapitenit. Megjithatë, i kërkon që Ramos të mos ketë pretendime për rritjen e pagës vjetore, por të vazhdojë me të njëjtën pagë.

Related posts

DJEGIA E “NOTRE-DAME”/ Miliarderi i klubit francez ofron një shifër të pabesueshme për rindërtimin (FOTO)

Delo.autor

“TEK INTER KAM FITUAR DUKE REALIZUAR ËNDRRËN”/ Bomberi Lukaku: Unë apo Ibrahimovic? E dashuroj…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ “Jashtëtokësori” dhe shifrat që bëjnë Napolin të dridhet

Delo.autor

Leave a Comment