Futboll Seria A Sport

MARRËVESHJA JUVENTUS-INTER/ Shkëmbim dhe befasi e dyfishtë në merkato

Ky fillim sezoni ka qenë më i komplikuar nga sa ishte parashikuar për Juventus-in dhe Inter-in. Projekti Pirlo nuk bind akoma plotësisht, ndërsa Conte nuk po arrin ta shfrytëzojë siç duhet merkaton e mirë të bërë në verë.

Bardhezinjtë dhe zikaltrit duhet të reagojnë pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të kombëtareve në mënyrë që të konfirmohen si pretendentet kryesore për titullin.

Ndërkohë, jashtë fushës, po përgatisin duele të reja në merkato. Megjithatë, për Paratici-n dhe Marotta-n duket se do të vijë një befasi e vërtetë.

Të dy klubet kanë vënë në shënjestër Junior Firpo-n. Mbrojtësi i krahut i Barcelona-s është përmendur shpesh për një kalim tek Inter-i gjatë verës.

Juventus e shikon si një alternativë cilësore në krahun e majtë, kur prania e vetëm Alex Sandro-s dhe i të riut Farbotta-s nuk është e mjaftueshme. Gjithsesi, duket se Barcelona ka objektiva të tjerë për Firpo-n.

Qëllimi është të përfshihet në një marrëveshje me Valencia-n për Gaya-n, i cili shihet si pasardhësi ideal i Jordi Alba-s. Një këmbim që do të nxirrte jashtë loje Juventus-in dhe Inter-in, që tani duhet të përgjigjen me një ofertë të rëndësishme për të ndryshuar planet e Barçës.

Related posts

ÇFARË PO NDODH? E ardhmja e Dembeles e pasigurt. Ngecin sërish bisedimet mes tij e Barcelonës

F.autor

RRËFIMI TRONDITËS/ Modelja 50-vjeçare: Futbollisti i kombëtares franceze më ofroi 50 mijë euro për një natë

Delo.autor

ZBULON NJË PRAPRASKENË ME “KUQEZINJTË”/ Presidenti i Fiorentinës tregon: Ju tregoj si kinezët ndryshuan gjithçka brenda natës…

Delo.autor

Leave a Comment