Futboll La Liga Sport

“SHPËRTHEJNË” POLEMIKAT/ Messi, më mirë se Juventus dhe Real-i. Barcelona tërbon rivalët…

Në epokën e rrjeteve sociale mjafton pak për të shkaktuar polemika, por edhe ndonjë ngacmim.

Një statistikë e publikuar nga ESPN në Twitter dhe Instagram, ka bërë që Barcelona të ekzaltojë aftësitë e numrit 10 të saj: Lionel Messi. Njëkohësisht, “të tallet” me rivalët. Mbi të gjitha, Juventus dhe Real Madrid.

Një grafik i publikuar nga ESPN ka treguar se si në dhjetë vitet e fundit, duke marrë parasysh pesë kampionatet më të rëndësishëm të Europës, Leo Messi ka shënuar plot 33 gola me goditje dënimi.

Askush nuk ka bërë më mirë se ai, as edhe një ekip i tërë nuk ka arritur ta mposhtë.

Në renditjen e ESPN, në fakt, Juventus pozicionohet në vendin e dytë me 31 gola me goditje dënimi. Real Madrid është i treti me “vetëm” 26.

“Ratioed by Messi”, ka shkruar në Twitter klubi blaugrana duke shkaktuar reagime nga shumë tifozë, jo vetëm ata katalanas, por edhe ato rivalë që nuk e kanë marrë shumë mirë…

Related posts

100 KARTONA TË KUQ, KA DËBUAR 68 LOJTARË/ Njihuni me arbitrin e “tmerrshëm” të futbollit anglez (FOTO)

Delo.autor

“DUHET PËRJASHTUAR…”/ Kaos në Kupën e Amerikës, Brazili fiton me ndihmë

Delo.autor

Lojtari i Anglisë me çorape me vrimë në ndeshjen kundër Belgjikës, “plas” gallata në internet

Isa.Autor

Leave a Comment